Në këto foto që botohen ekskluzivisht nga “Shqiptarja.com” shohim se çfarë ka zbuluar ekspedita e drejtuar nga arkeologu i njohur Skënder Muçaj. Gurë të mëdhenj antikë me dekoracione, që i përkasin periudhës helenistike të shekullit të III; një copë e madhe fasade prej mermeri ku duket e gdhendur një palmë, “shenja të një qytetërimi që kanë qenë i njëllojtë me Italinë fqinje të asaj kohe”, sipas arkeologut. Muret e tempullit janë kthyer në rrënoja dhe mbi to në shekullin e 9-të është hedhur themeli i kishës së Asomatit.