Zbulohet një arsenal armësh në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari! I gjenden edhe disa shpata

Zbulohet një arsenal armësh në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari! I gjenden edhe disa shpata

Armët e sekuestruara

Një arsenal armësh është zbuluar në Tiranë. Policia ka arrestuar 38-vjeçarin Elton Mahmuti, banues në rrugën ‘Bajram Çela’ si dhe ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij për mos kallëzim krimi.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Elton Mahmutit, në rrugën "Bajram Cela", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri "Sharrs", të cilën shtetasi Elton Mahmuti, e kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A. M.

38-vjeçari u arrestuar për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë