Armët dhe eksplozivi në Zveçan, Sveçla: Erdhi nga Serbia, kishte simbole ruse! Akuzon Vuçiç: Po përpiqet të destabilizojë Kosovën
Makina me targa serbe ku u gjetën eksplozivi dhe armët ushtarake
KOSOVË - Nga Mitrovica e Jugut, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha treguan arsenalin e armëve dhe eksplozivëve të sekuestruar të premten në Zvecan.
Ata thanë se makina ku u gjetën armët e eksplozivët është pronë e ndërmarrjeve shtetërore serbe dhe amartimi prodhim serb, një pjesë e tij i përket viteve të fundit.
"Sasia e armatimeve, ka shenja të simbolebve Beogradit të Veriut, ka shenja dalluese të njësiteve ruse. Edhe automjeti vjen nga Serbia. Makina ishte pronë e ndërmarrjes publike serbe “hekurudhat e Serbisë”. Kjo e bën të qartë se kush qëndron pas. Vijnë drejtpërdrejt nga ushtria e Serbisë"
Mbi këto fakte, Ministri i Brendshëm i Kosovës akuzoi drejtpërdrejtë presidentin e Serbisë.
Për dy organizata që kanë vepruar prej vitesh në veri të Kosovës, Zvecla kërkoi të shpallen terroriste.
"Kërkoj që organizatat "Mbrojtja Civile" dhe "Severna Brigada" të shpallen organizata terroriste dhe luftë më efikase ndaj tyre" tha Svelça.
Ai bëri thirrje që Beogradi të tërhiqet nga akte kriminale e tashmë edhe terroriste si dhe ndërkombëtarëve që të reagojnë ashpër ndaj kësaj situate. Një reagim të drejtpërdrejtë ministri Svecla pati edhe për shefin për politikë të jashtme të Bashkimit Evropain, Jopseph Borrell, i cili i cilësoi joligjore arrestimet e disa shtetasve serbë në veri të Kosovës.
"Ishte Borrell që kërkoi me ngulm që të arrestohen përgjegjësit për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR. Ne po arrestojmë ata që me dëshmi janë sulmuesit e mediave dhe pjesëtarëve të KFOR. Nuk do të ndalemi me kaq. Nuk po shkelim ligjet apo parimet demokratike."
Zyrtarët e lartë të institucioneve të sigurisë së Kosovës bënë të ditur se familjarët e 3 policëve të rrëmbyer nga forcat serbe kanë patur mundësi ti takojnë ata në burgun e Kralevës dhe bëjnë thirrje për lirimin e tyre sa më shpejt.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
87.8%
-
Jo
7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
Naivë!! Kujtoni se serbët do të përdorin llastiqe?!
Përgjigjume siguri jane te wagnerit armatimet ne kurtistan
Përgjigju