Zbulohet një sallë pokeri në Tiranë! Sekuestrohen 11 makineta, euro dhe 1 tavolinë pokeri! Pranga dy organizatorët dhe 15 lojtarëve

Zbulohet një sallë pokeri në Tiranë! Sekuestrohen 11 makineta, euro dhe 1 tavolinë pokeri! Pranga dy organizatorët dhe 15 lojtarëve

Makineta e pokerit

Një sallë pokeri ilegale është zbuluar në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë dy organizatorët Alban Bejo e Olsjan Cfarku si dhe janë arrestuar e 15 të tjerë. Blutë e kryeqytetit kanë sekuestruar  11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit.  Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Policia ushtroi kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta. 

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale"; 

E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç,  K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'