Dje është mbajtur në Pallatin e Kongreseve eventi për masterclass-in nga Mario Dedivanoviç, i njohur si grimieri me i famshëm shqiptar. Eventi pati shumë shikues nga e gjithë bota. Po ja çfarë i'u ka rrëfyer ai të pranishmëve?

Besoj që ju të gjithë e njihni Anastasia Soare, e cila është pronarja e një prej kompanive më të mëdha të Make Up-it. Mario Dedivanoviç ka treguar që ajo është me origjinë shqiptare.

Sipas tij e ëma është me origjinë shqiptare dhe ka emigruar drejt shetit Rumun në vitet 1990. Anastasia  është pronarja e kompanisë “Anastasia Beverly Hills”, një prej kompanive më të mëdha dhe të rëndësishme në Amerikë.  

Kjo tregon se sa vjen dhe po shtohet numri i shqiptarëve të famshëm në botë.

(Anastasia Soare, pronarja e kompanisë 'Anastasia Beverly Hills')

3/2