Në një minierë diamantesh në Yakutsk të Rusisë, është gjetur një diamant i rrallë, ku brenda tij është një tjetër.
Guri i çmuar është 0.62 karat me dimensione 4.8 x 4.9 x 2.8 mm.
Brenda, diamanti i vogël është 0.02 karat dhe dimensione prej 1,9 × 2.1 × 0,6 mm.
Zbulimi i jashtëzakonshëm i njoftuar nga Alrosa mund të shihet nëpërmjet rrezeve X, për të vërejtur ndryshimin.
Sipas eksperëve, diamanti mund të jetë mbi 800-milionë vjecar.
"Me sa dimë, nuk ka pasur diamante të tillë në historinë globale të diamantëve", tha Oleg Kovalchuk i Alrosa.
Sipas "The Siberian Times", ky është me të vërtetë një krijim unik i natyrës, pasi asaj nuk i pëlqen zbrazëtia.
Raportimet thonë se Alrosa planifikon të dërgojë diamantin "Matryoshka" në Institutin Gemologjik të Amerikës për analiza të mëtejshme.
"Zakonisht, disa minerale zëvendësohen nga të tjerët pa formimin e zgavrës. Gjëja më interesante është të zbulohet se është krijuar hapësira e ajrit midis diamantit të brendshëm dhe të jashtëm", tha Kovalchuk.
Ekzistojnë dy hipoteza kryesore për krijimin e tij: Së pari, në procesin e rritjes, diamanti u kap nga një mineral i mantelit, i cili më vonë u tret në sipërfaqen e Tokës.
Së dyti, si rezultat i rritjes së shpejtë brenda diamantit formoi një shtresë të substancës poroze polikristaline diamanti, e cila u tret më pas nga proceset më agresive të mantelit dhe për shkak të pranisë së zonës së tretur, një diamant filloi të lëvizë lirshëm brenda një tjetri.