Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për të garantuar sigurinë e një numri të madh të delegacioneve të nivelit të lartë që zbresin në Tiranë në 15 dhe 16 maj në Samitin e Komunitetit Politik Europian.
Për dy ditë Sheshi ‘Skënderbej’ ku zhvillohet samiti do të mbyllet edhe për këmbësorët. Aktiviteti do zhvillohet brenda nje strukture e perkohshme qe eshte ngritur aty, Në 16 maj të pakalueshme janë rrugët përreth qendrës së Tiranës, nisur nga parlamenti, tek 9-katëshet-tek rruga e barrikadave, pas hotel Tiranës, piazza, aksi tek banka e shqipërisë ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, drejt katedrales ortodokse tek kryqëzimi I myslym shyrit pranë sheshit rinia. Zonë e kuqe ku nuk do lejohen as këmbësorët janë edhe nga ura tek ish hotel Dajti drejt ministrisë së brendshme dhe sheshit ‘Skënderbej’.
Masat nisin prej të mërkurës së 14 majit në orën 22.00 deri në 23.00, me bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve nga Aeroporti në Rinas drejt Tiranës, hyrja në autostradën “Thumanë- Kashar”, autostrada “Durrës- Tiranë” - Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”- Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit deri në hyrjen e delegacioneve në Hotel “Plaza”.
Në 15 maj, nga ora 08.00 deri në 24.00, interval kur lëvizin delegacionet nga Rinasi drejt Tiranës, bllokohet nga Rinasi në Thumanë-Kashar - në “Durrës-Tiranë” – devijon tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit – rruga e liqenit drejt Rrethrrotullimit të Saukut– Rruga e Elbasanit deri tek Hotel “Plaza” dhe të gjitha rrugët që ndodhen përreth hotelit, sheshit Skënderbej.
Të premten e 16 majit, nga ora 06.30 deri në 11.30 do të bllokohen plotësisht rrugët e të njëjtit itinerar nga aeroporti i Rinasi drejt sheshit Skënderbej dhe hoteleve që ndodhen pranë sheshit të aktivitetit.
Të premten e 16 majit, në orën 13.00 nis bllokimi i rrugës së kthimit të delegacionieve për në Rinas. Për të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Rinasit do jenë të aksesueshme rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” dhe Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas'. Ndërkohë, për shkak të bllokimit të rrugëve, TIA u bën thirrje të gjithë pasagjerëve që të paraqiten 3 ose 4 orë para orarit të fluturimit.
Po, më 16 maj bllokohet plotësisht lëvizja e automjeteve, nisur nga Sheshi Skënderbej, në rrugën e elbasanit, rrethi I saukut, unaza e re, autostrada tiranë-durrës, në thumanë -kashar drejt në aeroportin ‘nënë Tereza’. Policia sqaron se në kohën e kalimit të delegacioneve, rrugëkalimet dhe autostradat do të bllokohen në të dyja krahët e lëvizjes. Sipas policisë bllokimi i rrugëve për largimin e delegacioneve është deri në 18.00 por axhenda mund të shtyjë me tej kohën e bllokimit, pasi konferenca e përbashkët e liderve pritet të në 18.30.
Më 15 dhe 16 maj do të ndalohet parkimi dhe qendrimi i mjeteve tek sheshi skënderbej, në gjithë zonat pranë parlamentit, kalasë së Tiranës, bulevardit Dëshmorët e Kombit, bulevardit Zogu i Parë. Nga ora 06.00-20.00 do të ndalohet qendrimi, pushimi apo ndalimi tek rruga e elbasanit, rrethi I ekonomikut I gjithë perimetri I akeseve rrugore që dërgojnë në qender të tiranës.
Kufizime të pjesshme do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, rrugët që çojnë pranë 10 hoteleve ku do të qëndrojnë delegacionet, hotelet në zonën e stadiumit, bulevardin dëshmorët e kombit, zona e ish-bllokut rruga ibrahim rrugova, zona e hoteleve tek Liqeni i Thatë, dy hotele tek bulevardi Gjergj Fishta pranë pallatit me shigjeta, dhe zona e hoteleve në Rinas.
Bulevardi Zogu i Parë drejt sheshi Skënderbej devijohet tek ministria e drejtësisë, rruga e Durrësit devijohet tek Ministira e Arsimit, rruga e Kavajës devijohet tek xhamia, rruga e Dibrës devijohet tek selvia.
Policia u kërkon qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin rrugët dytësore. Për shkak të zhvillimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm, qeveria vendosi pushim zyrtar për shkollat dhe punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, ditë që do të zëvendësohen.
PLANI I PLOTË I MASAVE TË POLICISË SË SHTETIT
Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
Komente










