Zbulohet qytetërimi Maya përmes
përdorimit të tekologjisë së fundit

Zbulohet qytetërimi Maya përmes<br />përdorimit të tekologjisë së fundit<br>
Hulumtuesit kanë gjetur më shumë se 60,000 rrënoja të fshehura të qytetërimit Maya në Guatemalë në një zbulim të madh arkeologjik.

Teknologjia e lazerit u përdor për të vëzhguar në mënyrë digjitale nën tendën e pyllit, duke zbuluar shtëpi, pallate, autostrada të ngritur dhe fortifikime mbrojtëse.

Peizazhi, pranë qyetave të njohura të Mayës, mendohet të ketë qenë shtëpia e miliona njerëzve.

Studiuesit gjetën një hapsirë mbi 810 kilometra katrorë (2,100 km katrore) në veri të Petenit.

Arkeologët besojnë se teknologjia e fundit do të ndryshojë mënyrën se si bota do të shohë qytetërimin e Mayas.

"Unë mendoj se ky është një nga përparimet më të mëdha në mbi 150 vjet të arkeologjisë Maya", tha Stephen Houston, profesor i arkeologjisë dhe antropologjisë në Universitetin Broën.

Rezultatet nga hulumtimi duke përdorur teknologjinë Lidar, e cila është e shkurtë për "zbulimin dhe vargjet e dritës", sugjerojnë se Amerika Qendrore mbështeti një qytetërim të përparuar më të ngjashëm me kulturat e sofistikuara si Greqia e lashtë ose Kina.

Ai beson se shkalla dhe densiteti i popullsisë janë "nënvlerësuar gjerësisht dhe në fakt mund të jenë tre ose katër herë më të mëdha se sa mendohet më parë".

Qytetërimi Maja konsiderohet si një prej qytetërimeve më të rëndësishme parakolombiane, qytetërim ky i cili ka qeverisur në një rajon të shtrirë nga juglindja e Meksikës, Hondurasi, El Salvadori e deri në Guatemala, transmeton "Ata".

Studimet e bëra në qytetet Maja tregojnë se banorët kanë arritur në nivele shumë të avancuara në shumë fusha si astronomia, matematika, arkitektura dhe arti.

2
Shumica e strukturave besohet të jenë platforma guri

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së