Në Francë është konfirmuar rasti i parë me variantin britanik të COVID-19. Mediat franceze raportojnë se rasti u zbulua të premten, dy ditë para nisjes së fushatës së vaksinimit në vend.

Rasti u konfirmua tek një person i cili banon zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Burri kishte mbërritur nga Londra në 19 dhjetor dhe u testua dy ditë më vonë, ku rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ai iu nënshtrua testit specifik ku rezultoi të jetë infektuar me variantin e ri.

Sipas disa studimeve të paraqitura në Britani, varianti i ri i koronavirusit është më ngjitës sesa lloji origjinal.