VLORE- Njëri nga puntorët që është dërguar nga Vlora në Afrikë për të punuar në një hotel, ka hedhur akuza të rënda ndaj administratorëve të kompanisë “Helios Shpk” dhe “Billa General Works”, se pikërisht nëpërmjet këtyre firmave është trafikuar në Afrikë.
Laver Shahaj tregon se, ai së bashku me dhjetëra puntorë të tjerë janë mashtruar nga kompanitë e mësipërme, duke i premtuar kushte shumë të mira pune, duke nënshruar dhe kontrata me administratorët e kompanisë, por pasi kanë mbëritur në Guinenë Ekuadriale, Shahaj dhe disa puntorëve të tjerë, u janë marrë pasaportuar, duke mos u lejuar të largohen për asnjë çast nga vendi.
“Jemi trafikuat, na kanë mashtruar, jemi përdorur si skllevër”. Kështu ka nisur dëshmia e 35-vjecarit nga vlora i cili ka punuar në Afrikë, për llogari të kompanive “Helios Shpk” dhe “Billa General Works”. Sipas tij bëhet fjalë për dy firmat e mësipërme që ushtrojnë aktivitet në Vlorë. “Fillimisht na kanë treguar hotele luksoze, dhe kushte tepër të mira ku ne do të qëndronim, por kanë qënë vetëm mashtrime. Kur shkuam atje nuk pamë gjë tjetër veç kushte ku nuk mund të jetonim. Të detyruar nga kushtet ekonomike për të punësuar, u detyruam të qëndronim. Atje në afrikë në Guinenë ekuatoriale na priste një tjetër pronar që se njifnim, djali tjetër i biznesmenit Kosta Billa. Sapo shkuam atje na morën pasaportat, në mënyrë që ne mos të ktheheshim.

(Foto: Faksimile e kontratës së punës të ofruar në Afrikë)
PREKJA NGA MALARJA
Sipas Laver Shahaj ai dhe disa puntorë të tjerë punonim si kafshët, duke i detyruar me zor, ku shpesh përdorej dhe dhuna fizike. “Kam qënë i vetëdijshëm që do vinte një ditë dhe do prekesha nga një sëmundje e quajtur malarje, por në kontratën e punës e kishim se do na i jepnin ilaçet kundra kesëj sëmundje”-shprehet Shahaj. Ndodhi krejt e kundërta mezi na jepnin edhe kokrrat vijon rrefimin e tij 35 vjecari “Ishim më shume se 110 veta në Guinenë e re Ekuatoriale. Njerëzit binin rrugëve,as autoambulancë nuk siguronin na fusnin na hidhin nëpër kamionçinat e tyre. Kërkova të kthehesha në shqipëri ishte e pamundur të jetoje, ata s’më linin madje na rrihnin, mua personalisht më kanë qëlluar me çekiç në kokë. Nuk ishte kjo jeta që prsinim me atë vend ku nuk po siguronim bukën e fëmijëve por vdekjen tonë”-shprehet Laver Shahaj.
“S’KAM LEKË AS PËR TË BLERË ILAÇET”
Në dëshminë e tij që ka dhënë dhe në prokurori, Shahaj ka treguar se ka një vit që pi ilaçe me buxhetin e tij dhe është e pamundur ta përballojë financiarisht. “Kam një fëmijë dhe gruan në shtëpi, kam shitur orenditë për bukë, për ilaçe por tashmë po vin fundi skam asnjë lek më, madje e kam hedhur edhe në gjyq kompaninë që më gënjeu”-shprehet Laver Shahaj. Ky i fundit i bën apel të gjithë shqiptarëve që punojnë në Afrikë, për llogari të kësaj kompanie të mos qëndrojnë sepse jeta e tyre rrezikohet. “Kjo është një sëmundje që ka vdekje”-shprehet Laver Shahaj.
Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com