Zbulohet rrjeti për të dalë nga Rinasi me pasaportave 'sozi', arrestohet 21-vjeçari nga Kameruni...Dyshohen edhe bashkëpunëtorë shqiptarë

Zbulohet rrjeti për të dalë nga Rinasi me pasaportave 'sozi', arrestohet 21-vjeçari nga Kameruni...Dyshohen edhe bashkëpunëtorë shqiptarë

TIRANË - Tre persona nga Gana dhe Kameruni u arrestuan nga policia shqiptare, ndërsa dy shtetas nga Franca u shpallën në kërkim, pasi tentuan të kalojnë kufirin nga aeroporti i Rinasit me pasaporta të falsifikuara me ngjashmëri të lartë fizike të personave që i kishin marrë ato me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Në krye të kësaj skeme ishte një 21-vjeçar nga Kameruni i cili u ka shitur pasaportat e dy francezë, dy personave nga Gana dhe Kameruni, të cilët kishin ngjashmëri fizike me fotot në pasaportë, për të kaluar nga Rinasi. Policia e Shtetit, thotë se hetimet vijojnë, pasi ka dyshime që në këtë rrjet të ketë të përfshirë edhe shqiptarë.

Policia deklaroi se në sajë të operacionit të koduar "Shpërblimi", nga aksioni në terren që zgjati 48 orë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë arrestimi i  organizatorit 21-vjeçari me inicialet J.B nga Kameruni, dhe dy personave të tjerë të përfshirë: B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana dhe J. B 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun. Si dhe u shpallën në kërkim  francezët D. I dhe B. Y. 

Nga hetimet e kryera shtetasi nga Kameruni B. A, kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga organizatori 21-vjeçar J. B., një pasaportë franceze që i përkiste D. I nga Franca dhe duke përfituar nga ngjashëria fizike ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së. 

Po nga hetimet - njofton policia - ka rezultuar se shtetasi tjetër nga Kameruni, 23-vjeçari  J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga organizatori, një kartë identiteti franceze që i përket  B. Y. dhe ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit.
    
Nga hetimet e kryera - thotë Policia e Shtetit - dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shqiptarë, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. 

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë