Një 46-vjeçar i identifikuar si Shaban Refitaj është arrestuar nga policia në Rsokovec pasi kishte serë me 500 fidanë kanabisi të mbjellë në vazo, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.
Gjatë kontrollit në fshatin Ngjeqar, në afërsi të liqenit të këtij fshati, shërbimet e Policisë zbuluan serën dhe asgjësuan fidanët e kanabisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Ky është rasti i dytë i goditur nga Policia e Fierit, i tentativës për kultivim të bimëve narkotike (në kubikë dhe në vazo).