Disa peshkatarë që udhëtonin me varkë drejt Russië jugore janë përplasur me një shkëmb në formën e dinozaurit.

Ata i kanë dërguar menjëherë me e-mail foton shkencëtarëve të Muzeut Zoologjik të Institutit të bimëve dhe të kafshëve në Rusi për t’i dhënë shpjegim kësaj mbetjeje fosile.

Ata menjëherë kanë ngritur hipotezat ku disa prej tyre ishin skepticistë se diçka e tillë nuk mund të jetë e vërtetë.

dinozaur

Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një hardhucë të lashtë ose dinozaur.

Sipas një eksperti tjetër ky shkëmb mund të jetë një zvarranik, ndoshta dhe krokodil që ka jetuar 161-160. 000. 000 vite më parë, pavarësisht se janë të nevojshme më shumë dëshmi për të qenë e vërtetë diçka e tillë.

Kreu i Institutit Pavel Kosintsev ka thënë që nuk është kjo mbetja e parë fosile që është gjendur, por kjo është prova e parë me foto, prandaj kanë nisur hetimet në këtë zonë për të gjetur më shumë mbetje fosile.

Disa janë shprehur se shkëmbi mund të jetë gërryer për shkak se dhëmbët kanë një bazë me pozicione të ndryshme.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)