Zbulohet 'shtëpi bari' në Tropojë! Shpallet në kërkim pronari i banesës, vihet nën hetim elektriçisti (VIDEO)

Një banesë në Tropojë është zbuluar nga policia pasi një dhomë ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim është shpallur pronari i banesës i identifikuar si Shpëtim Selimaj, 43 vjeç, banues në Shoshan.

Ndërsa elektricisti i zonës, i identifikuar si O.B., 59 vjeç është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi në banesë u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në dhomën që kultivohej kanabisi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar 'Valbona', forcat blu sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.   

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike". 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës