Garda Civile, në kuadër të operacionit “Maraguan”, ka zbuluar një qendër prodhimi dhe magazinimi të marijuanës në qytetin La Zubia, ku janë sekuestruar më shumë se 32 kilogramë të kësaj lënde narkotike dhe 395 bimë kanabis sativa.
Tre shtetas shqiptarë të moshës 29 deri në 35 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ata gjithashtu akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Sipas mediave të huaja, ky operacion është rezultat i një tjetër operacioni më 30 nëntor 2024. Policia zbuloi një qendër të prodhimit të marijuanës në qytetin La Zubia, ku u gjetën 191 bimë kanabis sativa që ishin gati për korrje dhe 17 kilogramë marihuanë gati për shitje.
Pas arrestimit të një shtetasi lituanez, hetuesit e Gardës Civile të La Zubia zbuluan se ekzistonte një shtëpi tjetër në të cilën ata kultivonin kanabis sativa, i gjithë prodhimi i së cilës do të shkonte në vendet e Europës veriore.
Agjentët filluan të monitorojnë në mënyrë diskrete shtëpinë. Gjatë kontrollit, Garda Civile zbuloi se në shtëpi banonin tre shqiptarë dhe bodrumin e kishin pajisur me gjithçka që ishte e nevojshme për kultivimin “indoor” të kanabis sativa.
Në bodrum agjentët zbuluan një plantacion me 395 bimë kanabis sativa në proces tharjeje dhe 32 kilogramë marijuanë tashmë gati për shitje.
Tre të arrestuarit janë dërguar në burgun e Albolote në pritje të masës së sigurisë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3032
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohen 2 persona në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër për vjedhje
18 Mars, 12:37
-
Ministri Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
18 Mars, 10:08
-
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta
18 Mars, 08:37
-
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga ministri i Jashtëm Albares: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme
17 Mars, 17:21
-
Joan Laporta rizgjidhet president i FC Barcelonës: Na presin vite emocionuese
16 Mars, 13:56
-
GOLAT/ Barcelona me 'pesë yje', fiton 5-2 kundër Sevillas dhe mban distancën nga Reali! Tre gola nga Raphinha
16 Mars, 09:43
-
GOLAT/ Arda Guler shënon nga 68 metra largësi, Real Madridi likuidon 4-1 Elchen në 'Bernabeu'
15 Mars, 09:28
-
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin spanjoll në Tiranë, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve
14 Mars, 16:13
-
'Finalissima' spostohet nga Doha për shkak të bombardimeve, ofrohet 'Bernabeu' për finalen Spanjë - Argjentinë! Amerikano-latinët janë kundër
12 Mars, 15:41
-
'Herën tjetër do të vras'/ Kërcënoi dhe dhunoi oficerët e policisë, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë
12 Mars, 11:07
-
Disfata 3-0 kundër Real Madridit, Pep Guardiola: Nuk luajtëm aq keq sa për të humbur kështu
12 Mars, 10:17
-
I vuri tritol në 2018 një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari Robert Isaku
12 Mars, 08:53