Zbulohet si u rekrutua Hasanaj në
Siri, rekrutues ishte Bujar Hysa

Shtetasi shqiptar Ervin Hasanaj është ekzekutuar nga organizata ekstremiste islamike e Shtetit Islam, ISIS. Ai se bashku me familjen e tij është nisur që prej vitit 2013 në Siri.

Personi që ka shoqëruar familjen e Hasanajt drejt Sirisë ka qenë kunati i tij Altin Beka. Më datë 11.11.2013, ai bashkë me të ëmën dhe motrën e dy vajzat të mitura kanë udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit. Pas 6 ditësh qëndrim, Beka dhe e ëma  e tij janë kthyer në Shqipëri.

Lajmi për vdekjen e Ervin Hasanajt i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
Pas vdekjes së Hasanjat, familja e tij po mbahet peng në Siri. Nexhmije Beka, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk -Tiranë, rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk është  kthyer. Megjithëse mbetet ende e paqartë arsyeja,  bashkëshortja me dy vajzat e mitura tashmë mbeten shtetase të ISIS.

Të dhënat e siguruara në rrugë operative nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe drejtorisë se Antiterrorit. Ajo që vihet në pikëpyetje është motivi i vrasjes së shqiptarit.

Pas më shumë se një viti pjesëmarrje në luftime, mësohet se Hasanaj ka refuzuar të luftojë përkrah militantëve të ISIS-it. Hasanaj ishte rekrutuar nga Shteti Islamik për të kryer luftime në rajonin e Shamit, por realiteti ishte shumë zhgënjyes për të. Dhe sigurisht, nga rrjeti i ekstremistëve nuk mund të dilet pa rrezikuar jetën. Kjo mendohet se i ka ndodhur Hasanajt.

Gjithashtu dyshohet se ekzekutimi i tij i është fshehur të shoqes, Nexhmije Bekës, e cila ndodhet ende në Siri, së bashku me fëmijët e saj, Fatime dhe Esma Hasanajn, që janë të moshave katër dhe dy vjeç. Hasanaj është shqiptari i 17-të i vdekur në territorin sirian.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen