Zbulohet slogani i PS për zgjedhjet:
Për Shqipërinë që duam

Zbulohet slogani i PS për zgjedhjet:<br />Për Shqipërinë që duam
TIRANE-Ka nisur sot në orën 10:00 takimi i hapur i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në “Pallati i Sportit Asllan Rusi”, Tiranë.

Në fjalën e tij para mijëra socialistëve, kryetari i PS, njëherësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar edhe sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit. “Për Shqipërinë që Duam. Shtet, punësim, mirëqënie”, është slogani i PS i përsëritur disa herë nga kryetari i PS, Edi Rama në fjalën e tij sot.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama tha se PS është forcë fituese dhe se nga sot deri në të dielën e fundit të 18 qershorit, të gjithë socialistët do të trokasin derë më derë, zemër më zemër, për t’ju thënë shqiptarëve se sa shumë është bërë, duke u përulur për çfarë nuk është bërë dhe kokëulur për ato që mund të jenë bërë gabim. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve