Zbulohet tuneli më i gjatë i trafikut të
drogës në Meksikë,me gjatësi 800 m

Zbulohet tuneli më i gjatë i trafikut të<br />drogës në Meksikë,me gjatësi 800 m
Është zbuluar në Meksikë tuneli më i gjatë i trafikut të lëndëve narkotike me destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Siç raportojnë mediat amerikane  tuneli është gjetur në kufirin mes Kalifornisë dhe Meksikës dhe ka një gjatësi prej 800 metrash dhe është i pajisur me ndriçim përmes rrymës elektrike,  rrjet hekurudhor dhe sistemeve të ajrimit.
 
Tuneli kishte një gjerësi prej 3 metrash dhe dyshohet se ishte hapur nga një shtëpi në Tijuana të Meksikës dhe brenda tij trafikantët futeshin përmes një ashensori të fshehur në një gardërobë.
 
Tuineli dyshohet se është hapur në anën e Kalifornisë në ambientet e një dyqani, ndërkohë që dalja ishte fshehur pas një kazani mbeturinash.
 
Në këtë tunel ekspertët e policisë, të cilët fillimisht u njoftuan nga një patrullë policie kanë gjetur të fshehur një ton kokainë dhe shtatë ton mariuanë të cilat janë sekuestruar.
 
Po ashtu, policia ka prangosur gjashtë persona ku përfshihet një amerikan, tre meksikanë dhe dy kubanezë.
 
Prokurorët dyshojnë se, trafikantët kanë qarkulluar disa herë lëndë narkotike në këtë mënyrë duke përfituar  kështu dhjetëra milionë dollarë përfitime.
 
Që nga viti 2006 ky është tuneli i parë me gjatësi kaq të madhe të zbuluar në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

tuneli

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime