Zbulohet ungjilli 1500-vjeçar,
kushton 1.7 mln euro

Zbulohet ungjilli 1500-vjeçar,<br />kushton 1.7 mln euro
Në Zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda gjykatës së Ankarasë është gjetur një ungjill 1500-vjeçar, raportojnë mediet turke. Ungjilli historik është shkruar në gjuhën arameike dhe me alfabetin siriani. Në ungjill Jezu Krishti jep predikimet e para. Ungjilli iu dorëzua Muzeut Etnografik të Ankarasë nën shoqërimin e policisë. Mësohet se ungjilli ka qëndruar 8 vjet në Zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda gjykatës së Ankarasë. Mendohet se ungjilli kushton rreth 40 milionë lira turke (17,1 milionë euro). Ungjilli është kapur në vitet 2000 në kuadër të një operacioni organizuar në rajonin e Mesdheut kundër një grupi kontrabandist dhe vepra i ruan vlerat historike dhe bart shumë gjurmë të periudhës që i takon. Policia turke ka nisur hetimet për të verifikuarse është kopjuar apo jo ungjilli. Bëhet e ditur se vetëm kopja e ungjillit mund të kushtoje 1,7 milionë euro.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane