Zbulohet varri masiv, 250 trupat e
shqiptarëve poshtë një parkimi
Një varr masiv ku mendohet se janë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është zbuluar në fshatin Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën.
PRISHTINE- Një varr masiv ku mendohet se janë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është zbuluar në fshatin Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, jo larg kufirit me Kosovën.
Lajmi për zbulimin e varrezës masive u konfirmua dje nga qeveria serbe ndërkohë që ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë, gjatë gërmimeve.
Prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vladimir Vukçeviç tha se varri është zbuluar pranë fshatit Rudnica, ndërkohë që zëdhënësi i tij Bruno Vekariç shtoi se trupat ishin varrosur aty ku në 1999 menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë u ndërtua një parkim makinash.
“Dyshimet duhej të ishin ngjallur menjëherë. Rudnica është një vend shumë i largët, kush do të donte të ndërtonte atje? – thotë Dejan Anastasijevic një gazetar investigative për gazetën javore “Vreme”, citon “The Guardian”.
“Sipas dëshmitarëve, aty mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve” – thotë Vukçeviç.
Varri masiv i Rudnicës është varri i gjashtë që përmban viktimat e masakrës së Millosheviçit gjatë luftës 1998-1999, nga e cila Kosova numëron mbi 10 mijë të vrarë e 5 mijë të zhdukur.
Në 1998-1999 forcat serbe kryenin vrasje masive në fshatrat e Kosovës dhe i varrosnin viktimat pranë vendit ku kryenin vrasjet por më pas, kur u bë e qartë se NATO do të
ndërhynte,qeveria e Millosheviçit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të dërgoheshin diku tjetër në Serbi apo në Bosnje.
Gazetari investigative Anastasijevic thotë se zhvarrosja dhe zhvendosja e trupave u krye nga forcat speciale serbe. Rreth 1000 trupa u gjetën pranë bazës së këtyre forcave në Batanjica, jashtë Beogradit, dhe Rudnica prezanton varrin e dytë më të madh masiv që është gjetur, pas Batajnicës, deri tani.
Gërmimet kanë filluar të marten (10 dhjetor2013). Në atë zonë edhe më herët ishin bërë gërmime, por pa rezultate.
(Në foto: Vendi ku mendohet se është varri masiv që përman trupat e 250 shqiptarëve, Foto e Andrej Isakovic/AFP)Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00