Zbulohet vendi nga u qëllua
Eleni Basho në Shkozë

Zbulohet vendi nga u qëllua<br />Eleni Basho në Shkozë
TIRANE- Daja i Eleni Bashos, nënës së dy fëmijëve të mitur që u ekzekutua me dy plumba në fillim të muajit shkurt, tregon se lënia në burg e Ilias, i ka shokuar pasi deri në momentin e vendimit ata nuk besonin se ai ka gisht në vrasje. Sipas dajës së viktimës, vendimi i gjykatës tregon se prokuroria ka diçka rreth kësaj ngjarje dhe se po të ketë vullnet, shteti do arrijë të hedhë dritë mbi vrasjen e 33 vjeçares Eleni Bashos. Sapo është njohur me vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila linte në masën e "arrestit në burg" burrin e mbesës së tij Elenit, daja i viktimës, (s'pranon të tregojë emrin) tregon se ka udhëtuar nga Athina për gjatë gjithë natës, duke mbëritur në Tiranë, në banesën e motrës së tij që ndodhet në zonën e Shkozës. Qëllimi ishte për të mësuar më shumë rreth misterit të vrasjes, pasi ende edhe sot të gjithë anëtarët e familjes kanë mbetur në gjëndjen të enigmatizuar, për sa i përket autorit të krimit. I pyetur se si janë marëdhëniet me krushqit, daja i Eleni Bashos shprehet se ai banon në Greqi dhe se nuk di me saktësi se çfarë marëdhëniesh kanë pasur dy familjet që jetojnë në një oborr, pas arrestimit të Ilias. Ai shprehet se rrethi farefisnor i 33 vjeçares së vrarë Eleni Basho, nuk do bëjë as hakmarja as një gjë çfarë thuhet lart e poshtë, duke nënkuptuar disa deklarata të dhëna nga miqtë e Elenit që banojnë në fshatin Andon Poci në Gjirokastër, të cilët u shprehen publikisht për hakmarje.
AUTORI SHUME I URTE
Sipas dajës së 33 vjeçares Eleni Bashos, autorët e krimit për këtë ngjarje kanë qëndruar shumë të urtë. "Ata që kanë qëlluar mbi mbesën time janë treguar të zgjuar duke qëndruar të urtë. Ata mund të jenë dhe të bukur, por shteti po të dojë arrin ti kapë. I kanë mekanizmat ata, janë pyetur njerës dhe gjithë mjetet mund ti venë në dispozicion vetëm për të zbardhur ngjarjen. Ju si gazetarë dhe shteti duhet të thoni të vërtetën pasi këtu është vrarë një grua e pafajshme. Unë i them shtetit të vashdojë hetimet për të nxjerë autorët e mbesës"- është shprehur ai. Në mesditën e së shtunës anëtarë të familjes së Elenit, kanë zhvilluar një mini homazh për të ndjerën. Rreth 20 persona, të rrethit farefisnor kanë ndezur qirinj pikërisht në vendin ku u ekzekutua me armë zjari 33 vjeçaria, teksa ajo ishte duke u ktheyr në shtëpi ku e prisnin dy fëmijët e saj 9 dhe 13 vjeç. Mes lotësh dhe dhimbjesh, familjarët kanë ndezur qirinjtë duke u rikthyer sërisht në ambjentet e banesës së tyre që ndodhet rreth 100 metra nga vendi ku u vra laburantja Eleni Basho.
KAMOFLIMI I EKZEKUTORIT
Personi që ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të Eleni Bashos, mendohet se ka përdorur errësirën si dhe disa fera për tu fshehur, me qëllim që të mos binte në sy të personave që kalonin në rrugicë. Sipas familjarëve ka shumë mundësi që ai të ketë qëndruar pikërisht në vendin (shih foton) ku ndodhen disa fera, të cilat janë shumë afër vendit të krimit. Për shkak të errësirës së dendur por dhe shiut të rrëmbyer që binte mbrëmjen e 2 shkurtit, ai nuk është vënë re nga viktima, e cila është qëlluar nga prapa me dy plumba, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas këtij veprimi autori është larguar me shpejtësi, ku mendohet se një person tjetër ta ketë ndihmuar për ti shpëtuar syrit të kalimtarëve. Në fakt dhjetëra persona të banesave për rreth vendit të krimit të pyetur nga prokuroria dhe policia, ditën e ngjarjes s'kanë arritur të dallojnë personin që ka qëlluar me armë zjari.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar