Princesha e Uellsit, Kate Middleton: Po luftoj me kancerin! Mbreti Charles III: Krenar për guximin e saj! Begaj: Le të shkëlqejë forca dhe hiri juaj përmes kësaj sfide

Spekulimet disa javore për Kate Middleton, Princeshën e Uellsit dhe mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar, e cila ishte shkëputur nga jeta publike dhe aktivitetet në pallatin Kensington, morën fund të premten e 22 marsit, kur vetë Kate njoftoi se ishte e prekur nga kanceri.

Ishin Krishtlindjet 25 dhjetorin e 2023-shit kur ajo u shfaq për herë të fundit në publik ndërsa pallati mbretëror në janar njoftoi se Princesha do t’i nënshtrohej një operacioni abdominal të planifikuar, por mosraportimi për një kohë të gjatë rreth asaj çfarë po ndodhte u shfrytëzua për polemika nga media të ndryshme, ndërsa nuk munguan si gjithmonë edhe teoritë konspirative.

Reagimet e shumta në rrjet dhe komentet e papërshtatshme, që flisnin për ndërhyrje estetike, pretendimet për tradhti, spekulimet se kishte ndërruar jetë e detyruan princeshën Kate të ndante publikisht këtë moment të vështirë me publikun.

“Kanë qenë ca muaj jashtëzakonisht të vështirë për të gjithë familjen tonë”,- u shpreh princesha në video, ndërsa kërkoi mirëkuptimin e të gjithëve.

Ndarja e këtij momenti të vështirë nga ana e 42-vjecares, ka bërë që shumë personazhe të njohur të botë së artit  medias apo politikës të dalin publikisht me mesazhe mbështetje ndaj saj.

Një gjest që e ka mbushur me krenari e cilësoi Mbreti Charles III teksa përmes një njoftimi të bërë publik nga Pallati Buckingham ka përshëndetur dhe vlerësuar guximin e Princeshës së Uellsit që gjeti forcën ta ndajë me publikun këtë moment delikat të jetës së saj, ndërsa vetë monarku, vetëm disa muaj më parë njoftoi se edhe ai vetë kishte nisur tashmë betejën me kancerin.

Shumë personazhe të tjerë të njohur që u bënë pjesë e spekulimeve për arsyet e mungesës së princeshës kërkuan falje në  rrjetet e tyre sociale.

Aktorja amerikane, Blake Lively, ishte një nga të parat që foli, dhe kërko ndjesë publike për akuzat e saj se Kate kishte bërë me photoshop. Aktivisti dhe gazetari Oëen Jones u shpreh se ndjehej e turpëruar për statuset e saj të mëparshme.

Fotografi mbretëror i The Sun, Arthur Edëards, ka reaguar gjithashtu, duke treguar se sa shumë guxim i është dashur Kate Middleton për të zbuluar publikisht se është diagnostikuar me kancer.

Lajmi për sëmundjen e princeshës Kate ka bërë xhiron e botës, ndërsa nuk kanë munguar edhe solidaritet i shqiptarëve.

Vetë Presidenti i vendit Bajram Begaj shprehu mbështetjen e tij për Princeshën Kate përmes një mesazhi në rrjetet sociale teksa uronte për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori