Gazetari i Report TV në qytetin e Gjirokastrës, Piro Nase ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarët e Dhurim Çenkos, shefit të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ai ishte pezulluar nga detyra për shkak se kishte pasur dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Këlcyra nga njerku polic dhe kolegu i tij dhe nuk kishte marrë masa.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve ligjzbatuese dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është i tronditur nga kërcënimet ndaj kolegut tonë të Report TV Piro Nase. AGSH është vënë në dijeni të një kërcënimi me jetë ndaj gazetarit Piro Nase nga familjarët e shefit të Krimeve në Përmet i pezulluar pas raportimeve se ishte në dijeni të një abuzimi seksual me të mitur. Menjëherë pas lajmit të raportuar nga Nase, ai ka marrë telefonata kërcënuese nga familjarët e efektivit për të cilat AGSH është vënë në dijeni dhe ka mundur të shohë e dëgjojë provat e kërcënimit. Ne kërkojmë me urgjencë që strukturat e policisë dhe Prokuroria e Gjirokastrës të nisin menjëherë hetimet dhe të vendosin përgjegjësisë autorët e kërcënimeve. Ne i qëndrojmë në krahë kolegut Nase dhe e inkurajojmë atë të vijojë shërbimin ndaj qytetarëve me korrektësi dhe guxim.”, thuhet në reagim.
Sakaq, gazetari i Report TV ka depozituar kallëzim penal në Komisariatin e Gjirokastrës. Pas denoncimit, blutë kanë shoqëruar në komisariat Boris Çenko, djali i shefit të krimeve Dhurim Çenko. Më tej, policia raporton se kanë marrë në hetim të riun. Report TV raportoi se Çenko ishte pezulluar nga detyra për shkelje të rëndë disiplinore dhe se kishte nisur një hetim disiplinor për të, pasi kishte dijeni për abuzimin e së miturës nga njerku polic dhe kolegu i tij, por nuk mori asnjë masë.
Report TV dhe Shqiptarja.com sqaron se informacioni i raportuar nga gazetari Nase bazohet në një kërkesë për informacion, ku Drejtoria Vendore e Policisë së Gjirokastrës bëri të ditur se Dhurim Çenko ishte në dijeni të abuzimit ndaj 16-vjeçares dhe nuk kishte marrë asnjë masë. Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetim disiplinor. Çenko është pezulluar nga detyra më 19 shtator, një ditë pas urdhër-arresteve ndaj dy kolegëve të tij.

Boris Çenko
Policia e Gjirokastrës ka reaguar në lidhje me kërcënimin e gazetarit të Report Tv, Pirro Nase.
Policia bën me dije se pas denoncimit të gazetarit Nase, ka shoqëruar në komisariat Boris Çenko, djali i shefit të krimeve në Përmet Dhurim Çenko, pasi ka kërcënuar përmes celularit gazetarin. Më tej, policia raporton se kanë marrë nën hetim të riun.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas kallëzimit të bërë sot nga shtetasi P. N., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me profesion gazetar, se është fyer e kanosur nëpërmjet celularit, për shkak të detyrës, nga shtetasi B. Ç., kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, shtetasin B. Ç.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke u konsultuar dhe duke e vlerësuar rastin me prokurorin e gatshëm, proceduan penalisht shtetasin B. Ç., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Ambasada e Shqipërisë në vendin tonë ka reaguar për kërcënimin e gazetarit të Report Tv, Piro Nase, duke bërë thirrje që autoritetet shtetërore të marrin masa si dhe të garantojnë sigurinë e familjes së gazetarit.
“Ambasada e Republikës së Serbisë në Republikën e Shqipërisë dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet ndaj gazetarit të Report Tv Piro Nase, një anëtar i shquar i komunitetit serb në Republikën e Shqipërisë. U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore kompetente të Republikës së Shqipërisë që të reagojnë urgjentisht dhe t'i ofrojnë mbrojtje familjes së Nases, si dhe t'i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Serbisë në Tiranë.
Gazetari Piro Nase u kërcënua nga djali i shefit të Krimeve në Përmet, pasi raportoi shkarkimin nga detyra të Dhurim Çenkos.
https://t.co/MnAyQho0t3
— Serbia in Albania (@SRBinAlbania) October 1, 2025
Амбасада Р. Србије у Р. Албанији најоштрије осуђује напад и претње на новинара Рапорт ТВ Пира Насеа, истакнутог члана српске заједнице у Р. Албанији. Позивамо надлежне државне органе Р. Албаније да хитно реагују и пруже заштиту породици Насе, а одговорне…
Komente












Po permetaret njihen si njerez te urte,nga dolen keta duke filluar qe nga perdhunuesi e deri tek djali i shefit te krimeve qe kercenoi gazetarin,apo jane nga ata te familjeve te ish-oficerave e ish-zyrtareve te kohes se Xhaxhit qe i sillnin aty nga gjithe Shqiperia dhe zgjodhen me vone te jetonin ne ate qytet,pra s'jane vendali te vertete me gjak e origjine?! S.d.q e vleresoj deklaraten mbeshtetese te ambasades serbe ne mbeshtetje te gazetarit,besoj qe ne ditet ne vijim t'ju bashkohen dhe perfaqesues nga perfaqesite diplomatike te tjera e organizata te tjera me perfaqesim ne Shqiperi.
PërgjigjuBravo ambasada serbe!Bravo, sepse, nisur nga çfarë i ka bërë Serbia popullsisë shqiptare të Kosovës na kishte krijuar përshtypjen sikur kanë vetëm urrejtje ndaj jetës e fatit të të tjerëve. Po, jo. Qenkemi gabuar.
Përgjigju