Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

DASHI

Nen ndikimin e Venusit jeta juaj ne çift ka për te qene shume e ngrohte. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe emocionet do jene edhe me te mëdha. Për beqaret do favorizohen gjithë kohës takimet dhe ata do e kenë mundësinë e zgjedhjes se personit te duhur. Buxheti do jete me i stabilizuar dhe kjo do ju lejoje te bëni disa investime me tepër. Do ndiheni plotësisht te qete.

DEMI

Gjate kësaj dite do e keni te nevojshme t’i shprehni ndjenjat sa me shume ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete e jashtëzakonshme. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse mund te përballen me probleme serioze nesër. Për financat do ju mbështesë Merkuri. Ai do ua ndriçojë mendimet dhe do ju beje me te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni.

BINJAKET

Ka rrezik te keni probleme ne çift gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak si me pare. Te dy keni faje kështu qe duhet te kërkoni falje. Beqaret nuk do dine si te sillen me personat qe do takojnë dhe nuk do mund te hedhin asnjë hap. Buxheti nuk do jete i qëndrueshëm, kështu qe me mire shmangni investimet e mëdha. Mos merrni as hua sepse do keni probleme me pas.

GAFORRJA

Nëse gjerat po ecin mire me partnerin, sot do merrni një vendim te rëndësishëm qe do ua mbushe shpirtin me gëzim. Nëse keni pasur mosmarrëveshje, situata do jete disi me e qete. Beqaret do kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje te qëndrueshme dhe me pak kujdes kane për t'ia dale mbanë. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat me sy mbyllur gjendja mund te dobësohet.

LUANI

Dite shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe nuk do ja arrini dot qëllimit për ta konsoliduar situatën. Për beqaret yjet kane programuar diçka fantastike. Ata duhet thjeshte te përgatiten për te përjetuar çdo emocion qe kane ëndërruar. Me financat duhet te jeni pak me vigjilente qe gjerat te ecin si duhet.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift do ketë goxha përmirësime sot. Do i shprehni edhe me shume ndjenjat qe keni për partnerin tuaj dhe qetësia do mbizotërojë ne çdo moment. Beqareve do ju duhet te luftojnë akoma me fort ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Po priten gjate dikush tjetër do tregohen me i shkathet. Financat do jene me te organizuara dhe nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e nevojshme.

PESHORJA

Ata qe janë ne një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin ne çift dhe e gjithë kjo fale disa projekteve te përbashkëta. Do e njohin njeri-tjetrin edhe ne një sfere tjetër. Beqaret do joshin e do joshen gjithë kohës, por do druhen te hedhin hapa. Gjendja financiare për fat te mira ka për te qene goxha e mire sidomos për ata qe jetojnë ne një familje te madhe.

AKREPI

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete edhe me e mire nëse tregoheni me pak autoritare sot. Vërtet e dashuroni dhe jeni besnike ndaj tij, por duhet te dini gjithashtu te merrni mendimin e tij para çdo vendimi te madh. Beqaret do kenë një dite goxha te mire dhe te mbushur me takime interesante. Financat nuk do jene te këqija kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

SHIGJETARI

Për beqaret do fryje një fllad i ngrohte pasioni. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe buzëqeshja do mbizotërojë ne fytyrën tuaj. Beqaret duhet te përgatiten për një takim shume te veçante me persona fantastike. Qe sot e tutje shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar duhet sa me pare te flisni me disa specialiste qe t'iu ndihmojnë te zgjidhni problemet.

BRICJAPI

Do jeni shume impulsive gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni disa gabime me pasoja te renda për te ardhmen. Asgjë nuk do ece ashtu si e kishit menduar. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë disa here para se t'i japin fjalën dikujt. Sot ne fakt do marrin disa propozime. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur mire dhe nuk do ketë tronditje.

UJORI

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete sot. Ne disa momente mund te keni edhe disa debate te vogla me partnerin te cilat nuk do ju mërzitin. Beqaret nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa te pamenduara mire sepse do përballen me pasoja te renda me vone. Ne planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

PESHQIT

Dite e turbullt dhe here pas here e mbushur me debate do jete kjo për te dashuruarit. Nuk do toleroni aspak dhe ky do jete një gabim shume i madh. Beqaret do kenë disa mundësi për te realizuar takime interesante dhe duhet t'i shfrytëzojnë ato sa me shume qe te mundin. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por me mire mbajeni gjendjen te stabilizuar sesa te rrezikoni dhe te humbni gjithçka.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen