Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot

DASHI

Dite harmonike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe kane krijuar një lidhje. Te dy palët do mendojnë te bëjnë me te mirën dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen te lire te joshin e t'i shprehin ndjenjat, por jo te gjithë do arrijnë te fillojnë lidhjen e ëndërruar. Financat do rikuperohen dhe situata ka për te qene me e normalizuar nga disa dite me pare.

DEMI

Dite goxha e ndërlikuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate edhe për gjera te kota me partnerin dhe nuk do ndiheni te qete për asnjë çast. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë plot takime, por nëse nuk tregohen te arsyeshëm mund te përballen me probleme me pas. Buxhetin mundohuni ta organizoni dhe keni për ta pare qe shume shpejt situata do përmirësohet goxha.

BINJAKET

Nëse jeta juaj ne çift është e trishtë dhe i mungon emocioni sot duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni situatën. Po i late gjerat pas dore mund te keni probleme serioze me pas. Beqaret do preferojnë aventurat kalimtare sot dhe nuk do ndihen gati te fillojnë lidhje te qëndrueshme. Yjet do bëhen bashke dhe do ju ndihmojnë gjithë kohës me financat.

GAFORRJA

Rutina nuk do ketë asnjë mundësi te behet pjese e jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni gati te provoni eksperienca te reja dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret do e gjejnë partnerin e tyre ideal ne momentin qe me pak do e presin. Situata financiare do konsolidohet tej mase fale një ndihmese te madhe qe do iu japin te afërmit.

LUANI

Nëse jeni ne një lidhje dhe keni kuptuar se partneri është ftohur kohet e fundit me ju mire është qe te flisni hapur me te dhe te kuptoni arsyen. Po i late gjerat pas dore situata do rendohet edhe me shume. Beqareve do iu jepen mundësi pafund për te bere ndryshime kështu qe duhet te përfitojnë sa me tepër.

VIRGJERESHA

Do përjetoni ndjesi shume te forta gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe ne disa momente do ju duket sikur nuk jeni ne realitet. Beqaret do dashurohen marrëzisht pas një personi, por nuk do kenë guximin t'ia thonë. Le te kërkojnë edhe ndihmën e miqve te ngushte. Te ardhurat do fillojnë te dobësohen goxha kështu qe kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

PESHORJA

Yjet do ju ndihmojnë tej mase ju te dashuruarit sot dhe do bëjnë qe lidhja me atë qe keni ne krah te behet akoma me e forte. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne lëvizje dhe do realizojnë njohje te jashtëzakonshme. Për ta mund te fillojë një etape e re. Venusi do sjelle begati ne sektorin e financave. Gjendja do ketë aq shume përmirësime saqë do mbeteni me goje hapur.

AKREPI

Mundohuni te gjeni me shume kohe te lire sot ju te dashuruarit dhe t'i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah. Po e late pas dore jo vetëm qe marrëdhënia mes jush do ftohet, por mund te lindin edhe mosmarrëveshje. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe nuk do kënaqen me personat qe do takojnë. Sektori i financave do stabilizohet me shume nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

SHIGJETARI

Sot do e ndryshoni tërësisht sjelljen me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe gjerat mes jush do ecin me mire. Do jeni me te kthjellet e me te logjikshëm me gjithçka. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe do e harrojnë mërzitjen e se shkuarës. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me disa probleme te vogla, por qe do ju mërzitin disi. Mire është qe te merrni sa me shpejt masa.

BRICJAPI

Do jeni shume te përkujdesur për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ruani një marrëdhënie shume te ngrohte me te. Askush nuk do guxoje t'ua prishe harmoninë. Beqaret duhet te maten disa here para se te hedhin hapa sepse vetëm kështu do shmangin zhgënjimet. Gjendja financiare për fat te mire nuk do ketë aspak probleme kështu qe mos u shqetësoni për asgjë.

UJORI

Gjate ditës nuk do keni probleme ne jetën tuaj ne çift, por ne mbrëmje, ndjeshmëria juaj e tepërt lidhur me një teme delikate mund te nxite tension. Beqaret edhe sikur te njohin persona me te vërtetë interesante nuk duhet te nxitohen për te hedhur hapa. Çdo gjë duhet te ndodhe ne kohen e vet. Ne planin financiar do jeni energjike dhe do luftoni fort për ta mbajtur situatën nen kontroll.

PESHQIT

Edhe pse tundimi ne disa momente do jete shume i forte sot, ju serish do arrini t'i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Emocionet dhe kënaqësitë kane për te qene shume te forta. Beqaret do kenë disa takime mbresëlënëse te cilat do ua ndryshoje jetën përgjithmonë dhe do ju rikthejnë buzëqeshjen e munguar. Buxheti do jete delikat sepse do shpenzoni pa menduar për te qetësuar ankthin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së