Dashi
Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët e para te ditës dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase. Beqaret do tregohen me te hapur për takime dhe do kenë një dite plot te reja. Ne planin financiar nuk priten vështirësi te mëdha nëse tregoheni te matur me shpenzimet qe do kryeni.
Demi
Për sa iu përket çështjeve te zemrës, dita e sotme do jete e mrekullueshme. Do komunikoni gjate gjithë kohës me partnerin tuaj te dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur ne debate te zjarrta. Beqaret do lëvizin çdo gur për ta gjetur personi e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Nëse harxhoni një pafundësi te ardhurash vetëm për t’ia bere qejfin vetes, situata financiare do ketë probleme.
Binjaket
Nëse tregoheni shume te drejtpërdrejtë sot me partnerin tuaj, si mund edhe te mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë qe do thoni. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin qe aq shume e kane ëndërruar. Plutoni do jene i pafavorshëm për sektorin e financave, prandaj mos hidhni hapa te nxituara qe te mos keni vështirësi.
Gaforrja
Marsi do ua shtoje edhe me tepër dëshirat seksuale gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re ne krahët e partnerit. Ai do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire te mundeni. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por do jene te pavendosur për te hedhur hapa me tej. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.
Luani
Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin sot dhe do mendoni për një te ardhme te largët me te. Tashme do jeni te sigurte se ai është personi i duhur për te kaluar jetën. Beqaret do tërheqin shume persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jene me te mira se kohet e fundit. Do keni mundësi edhe te shpenzoni, por edhe te hiqni disa para mënjanë.
Virgjeresha
Dite përgjithësisht e qete dhe pa emocione te veçanta kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqareve nuk do iu pëlqejnë aspak te flirtojnë me persona qe nuk i njohin dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet te merrni te gjitha masat qe situata te mos behet problematike. Ju mundeni!
Peshorja
Mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah sepse mund t’i hipe vetja ne qejf dhe mund te shohë dike tjetër. Edhe komplimentet duhen bere me mençuri. Beqaret do bien me ne fund ne dashuri me personin qe iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.
Akrepi
Do keni shume dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjate gjithë kohës me te. Do bënit mire te tregoheshit te kujdesshëm sepse një fjale me tepër dhe çdo gjë do marre fund. Beqaret do përfitojnë pafund nga liria qe kane dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve ne planin financiar do jete kontradiktore, por jo me probleme te mëdha.
Shigjetari
Marrëdhënia ne çift edhe për ju do jete e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin për disa vendime qe duhet te merrni dhe asnjeri nuk do toleroje. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë te fshehte. Ne planin financiar duhet te vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat.
Bricjapi
Do i kushtoni me shume rëndësi sot lidhjes qe keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shume dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person ne krah. Financat do jene te mira, por po u treguar te pamatur dhe po shpenzuat kuturu do keni probleme.
Ujori
Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i mendojnë personat qe do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen me vone. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni transaksione te mëdha sepse nuk është ende koha e duhur.
Peshqit
Fale mbështetjes qe do iu japë Urani, marrëdhënia juaj ne çift do jete me e bukur se disa dite me pare. Nuk do kërkoni me te dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë edhe sikur te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme ne mënyrë qe ta stabilizoni sa me pare situatën.