Afro 80 km larg kryeqytetit gjendet Mirdita, një trevë me potencial të madh turistik, por ende e pa promovuar. Njihet për peisazhet piktoreske, trashëgiminë e kulturore, kishat dhe kullat e moçme. Së fundimi janë çelur disa bujtina në Katundin e Vjetër, Lufaj, Gurth Spaç e Perlat, por operatorët turistikë hasin në disa problematika, të cilat parashtruan gjatë një takimi me zyrtarët e bashkisë.
“Shpresoj që bashkia të marrë iniciativë të na mbështesë sidomos për promovimin e vendeve sepse njerezit nuk e njohin”, tha Ermal Duka operator turistik
“Mirdita ka male, lumenj, natyrën në përgjithësi ku mund të bëhet hiking por dhe mikpritjen e vendasve, që të huajt e vleresojnë shumë. Mjafton të shihni "review" që ata kanë lënë në booking dhe platformat e tjera të rezervimit. Ne duhet të kemi bashkëpunim me njëri-tjetrin, të kemi paketë të përbashkët dhe shembull për turizmin malor është Thethi”, tha Baron Nikolli operator turistik.
Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi thotë se po identifikohen të gjitha problematikat dhe në bashkëpunim me grupet e interesit do t’u jepet zgjidhje.
“Mirdita ka pafund vende të bukura, histori e kulturë por 3 janë destinacionet kryesore, në Lufaj, Perlat dhe Gurth Spaç ku ofrohen shërbime për turistët, njesi akomoduese”, tha Melyshi.
Disa nga atraksionet për tu vizituar në Mirditë janë Bjeshkët e Oroshit, Gurra e Domgjonit, mali i Munellës, ish-Burgu i Spaçit. Gjatë eksplorimit të Mirditës do të gjeni vendbanime të lashta, shtigje aventureske, shtëpi pritëse, kulla karakteristike e mbi të gjitha kishat shekullore që identifikojnë këtë zonë.
R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46