Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat lindore. Pasditja dhe kryesisht mbrëmja sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Europa Juglindore dhe pjesërisht ajo veriore mbeten me mot të vranët dhe reshje. POR Lindja dhe Qëndra e kontinetit do të jenë me mot të kthjellët. Po ashtu Gadishulli Iberik do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike.