Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme..Shenja që duhet të bëjë kujdes me hapat që do hedhë!

Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme..Shenja që duhet të bëjë kujdes me hapat që do hedhë!

DASHI

Dielli do ndikoje më shumë nga të gjithë sot në jetën tuaj në çift kështu që keni për të kaluar momente shume të këndshme me partnerin. Edhe sikur dikush nga ziliqarët përreth të nxitë debate ju do arrini të sqaroheni sa hap e mbyll dytë. Beqaret do kalojnë një fazë të vështirë dhe nuk do ndihen gati për të filluar lidhje. Shpenzimet kryejini me sa me shume maturi sepse përndryshe do fillojnë problemet serioze.

DEMI

Venusi do mundohet ta bëjë atmosferën sa më të ngrohtë sot ndërkohë që Neptuni do sjelle konfuzion. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Beqaret nuk do binden ende nga një person qe i josh dhe nuk do hedhin me hapa. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me disa surpriza te këqija dhe do ndiheni pafundësisht keq. Sado qe te mundohen te afërmit t'iu ndihmojnë ju do zhyteni ne borxhe dhe probleme.

BINJAKET

Për shumicën prej jush qe jeni ne një lidhje gjerat do fillojnë te përmirësohen sot. Nuk do keni me një dite rutine përkundrazi emocionet do shtohen. Beqaret, edhe pse vetmia ju rendon shume, nuk do guxojnë te pranojnë ftesa sepse do kenë nevoje për me shume kohe. Për financat do jete një dite edhe me e favorshme. Do ndiheni te qete edhe kur te shpenzoni.

GAFORRJA

Ka rrezik qe te jeni shume posesive sot ju te dashuruarit dhe kjo do ju shkaktoje probleme te njëpasnjëshme ne çift. Nuk do keni me as durimin qe ju duhet. Beqaret g\nuk do bëjnë mjaftueshëm përpjekje për ta ndryshuar statusin dhe do mbeten po njësoj. Ne planin financiar gjendja do jete e mire, por nuk duhet te abuzoni me shpenzimet e as te jepni hua.

LUANI

Te dashuruarit nuk do bëjnë me gabimet e dikurshme dhe për çdo dyshim do flasin hapur me partnerin. Ne këtë mënyrë do shmanget edhe çdo paqartësi. Dite eksplozive ka për te qene kjo e sotmja për beqaret. Gjithçka do ju ndryshoje rrënjësisht brenda pak minutave. Shpenzimet do i kryeni te pakontrolluara. Sot nuk do ndiheni keq, por nesër gjerat do marrin tatëpjetën.

VIRGJERESHA

Ditë shumë harmonike ka për të qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e mbështesni njeri-tjetrin pa dorashka dhe nuk do ndiheni me mire se me pare. Edhe beqaret do realizojnë sot takimin e jetës. Çdo gjë ka për te marre një tjetër drejtim për ta. Me shpenzimet tregohuni me te moderuar sepse përndryshe shume shpejt do ju fillojnë problemet dhe vështirësitë.

PESHORJA

Mundohuni të mos e vini në rrezik jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite sepse po ju filluan problemet do jetë e vështirë që gjendja të kthehet si më parë. Beqarët do kenë më në fund dashuri me shikim të parë dhe e gjithë bota do ju duket perfekte. Financat do konsolidohen akoma më shumë, kjo edhe fale ndihmës se madhe qe do iu japin familjaret.

AKREPI

Sot do kaloni një fazë shumë më të bukur ju të dashuruarit dhe do arrini të çliroheni plotësisht. Momentet intime do shumëfishohen. Beqaret duhet te vazhdojnë te tregohen te kujdesshëm sepse edhe sot do ju vijnë rrotull njerëz pa vlera. Financat do mbeten të njëjta, pra nuk do ketë as përkeqësime e as përmirësime te situatës. Flisni me disa miq specialiste te ekonomisë sepse ata mund t'iu ndihmojnë.

SHIGJETARI

Sot ju të dashuruarit nuk do e keni mendjen ne një vend dhe do josheni shume nga disa persona. Mos tentoni te filloni aventura sepse keni për te pasur probleme shume serioze ne ditët ne vijim. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime ne jete edhe sikur para këmbëve t'iu vije ai qe kane ëndërruar. Financat do dini si t'i menaxhoni gjithë kohës kështu qe nuk do gjendeni ne vështirësi.

BRICJAPI

Ju të dashuruarit do keni vështirësi pafund gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do arrijnë dot të joshin asnjë person. Me shpenzimet mos u tregoni te paduruar sepse po ju filluan problemet zor se do e merrni veten kollaj. Mbrojeni sa me shume veten.

UJORI

Ju të dashuruarit do jeni ne kërkim te qëndrueshmërisë sot dhe për këtë do jeni te gatshëm edhe te hiqni dore nga disa zakone te vjetra. Beqaret nga ana tjetër do ndihen mire sepse një pjese e dëshirave do ju plotësohen. Te paktën nuk do ndiheni vetëm sepse dashuritë e mëdha duan edhe pak kohe te vijnë. Ne planin financiar do i arrini objektivat dhe gjendja do ju stabilizohet goxha.

PESHQIT

Urani do jete planeti me i favorshëm për te dashuruarit. Ai do ju beje te jeni edhe me te hapur me atë qe keni ne krah dhe do ju nxite te jeni edhe me shprehës. Ju beqareve nuk do ju mungoje aspak dëshira për te hedhur hapa te rëndësishme dhe do guxoni pafundësisht sot. Për financat do jete një dite me shume fat. Do arrini te bëni edhe disa investime te mira.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura