Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju...Shenja më me fat

Zbuloni se çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju...Shenja më me fat

DASHI

Marrëdhënia juaj me partnerin do marrë një kthesë shumë pozitive gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe me të çliruar për t'i shprehur ndjenjat dhe do kënaqeni gjithë kohës. Disa beqarë do kenë fatin e madh të gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kaq kohësh. Në planin financiar perspektivat do jenë goxha të mira dhe buxheti do mbrohet fort nga planetët.

DEMI

Do jeni shumë karizmatikë sot ju të dashuruarit dhe do arrini të krijoni kurdoherë një ambient të ngrohtë pranë partnerit. Çdo çast do jetë i bukur. Beqarët do kenë mundësi për njohje të reja, por mirë është të mos nxitohen për asgjë. Financat do dini shumë mirë si t'i menaxhoni kështu që nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Po vazhduat kështu edhe më tej shumë shpejt do pasuroheni.

BINJAKET

Hëna do jetë pozicionuar mirë sot në jetën tuaj në çift kështu që klima do qëndrojë gjithë kohës sensuale. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Beqarët do tundohen shumë nga dikush, por ka rrezik që ai më shumë sesa t'ua zbukurojë, do ua ndërlikojë jetën. Buxheti do jetë goxha më i qëndrueshëm se më parë kështu që keni për t'u ndier të qetë.

GAFORRJA

Sot do mundoheni me çdo kusht t'iu gjeni zgjidhje problemeve që ju kanë dalë në jetën tuaj në çift dhe mund ta hiqni dorë edhe nga disa zakone të përditshme. Për të mirën e lidhjes do jeni gati për gjithçka. Beqarët do përdorin çdo lloj arme që do kenë në dorë për të joshur personat që pëlqejnë. Në planin financiar optimizmi do ju pushtojë dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll.

LUANI

Ditë e mbushur me emocione pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në asnjë moment nuk do ndiheni keq, përkundrazi do arrini të zgjidhni edhe disa hatër-mbetje të së shkuarës. Beqarët do kenë takime interesante dhe mund te kalojnë momente shumë romantike. Në planin financiar do ju mungojë maturia dhe mund të hidhni hapa të gabuara.

VIRGJERESHA

Do jeni shumë posesivë sot ju të dashuruarit dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Beqarët do jenë gati të hedhin çdo lloj hapi me ata që do takojnë sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.

PESHORJA

Mërkuri do ndikojë më shumë nga të gjithë për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë më te logjikshëm e më të kontrolluar. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur sot. Beqarët mirë është të përfitojnë nga çdo lloj mundësie që do iu jepet për të realizuar takimet e menduara. Priten gjëra pozitive sot. Në planin financiar mos prisni përmirësime të jashtëzakonshme sepse kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

AKREPI

Sot mund të përballeni me goxha probleme ju të dashuruarit dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Beqarët që ndiejnë prej kohësh për dikë duhet t'i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.

SHIGJETARI

Rutina do jetë armiku më i madh i jetës tuaj në çift gjatë kësaj dhe ajo mund të shkatërrojë gjithçka të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët nuk do kenë një ditë pozitive, përkundrazi do mërziten shumë kur të mos i përfillë askush nga ata që do joshin. Buxheti do ketë përmirësime më të mëdha edhe nga sa mund të ishin parashikuar.

BRICJAPI

Dite shume e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni shumë më të qetë pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet që keni pasur. Për beqarët do ketë plot mundësi për takime, por jo të gjithë do mund të bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës ne jetën tuaj kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më të madh.

UJORI

Dite shumë sensuale do jete kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni pozitive dhe të buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, në mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike. Beqarët do kenë disa takime, por vetëm një qe do realizojnë në mesditë do ju pëlqejë tej mase. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te qenë shumë më e mire nga më parë.

PESHQIT

Sot do kaloni një krizë te vështirë ju të dashuruarit dhe në shumë momente do ndiheni keq. Si ju ashtu dhe ai qe keni ne krah do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Beqarët do jenë pafund sensuale dhe shumë veta do mundohen t'i bëjnë për vete. Në këtë mënyrë ata do mund të bëjnë edhe zgjedhjen më të mirë. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe nëse jeni të sigurt se do fitoni shumë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura