Ditë plot entuziazëm, ju pret një surprizë/ Zbuloni shenjat me fat për këtë të premte

Ditë plot entuziazëm, ju pret një surprizë/ Zbuloni shenjat me fat për këtë të premte

DASHI

Nëse keni një lidhje, mundohuni te tregoheni sa me te kujdesshëm gjate kësaj dite sepse përndryshe gjerat mund te përkeqësohen. Partneri nuk do jete ne humor dhe do iu duhet shpesh ta toleroni. Beqaret me mire te mos nxitohen dhe te presin pak kohe para se te hedhin hapa. Me financat duhet te merrni pak me tepër. Po i menaxhuat si duhet do keni edhe një te ardhme te mire.

DEMI

Venusi do jete pozicionuar keq sot ne jetën tuaj në çift dhe here pas here do gjendeni përpara problemeve serioze. As ju e as partneri nuk do hapni rruge. Ju beqaret do jeni sensuale dhe do dini si te joshni. Pas kaq kohës mundimi, mund te arrini ta tërhiqni pas vetes dike. Për te përmirësuar financat do iu duhet te punoni fort dhe te ndërmerrni edhe rreziqe te mëdha.

BINJAKET

Nëse kohet e fundit keni pasur vështirësi te mëdha ne jetën tuaj ne çift, sot gjerat kane për te qene me ndryshe. Do rifitoni besimin tek njeri-tjetri dhe do flisni me qete. Për beqaret priten shkëndija dashurie. Nëse do dine ta shfrytëzojnë çdo moment, ata do mund te fillojnë një lidhje te këndshme. Ne planin financiar Jupiteri mund t’ua ndërlikojë disi gjerat. Tregohuni te kujdesshëm.

GAFORRJA

Jeta juaj ne çift do jete shume e animuar sot. Do merreni vesh për çdo gjë me partneri dhe te dy do bëni gjera interesante për te sjelle hare. Beqaret me shume mundësi do takojnë shpirtin e tyre binjak me pare nga sa e kane ëndërruar. Gjerat për ta tashme do jene me ndryshe. Menaxhimin e financave duhet ta merrni ne dore sa me pare sepse gjendja nuk duhet aspak shpresëdhënëse.

LUANI

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume i ngrohte. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme dhe do merreni vesh me mire se me pare. Beqaret do gjenden para një dileme dhe nuk do dine çfarë te vendosin. Me mire te mendohen pak me gjate qe te mos gabojnë. Sektori i financave do konsolidohet pas gjithë masave qe keni marre. Do ndiheni shume me te qete.

VIRGJERESHA

Jeta juaj ne çift nuk do përbëjë asnjë problem sot. Si ju ashtu edhe partneri keni folur hapur se fundmi dhe keni zgjidhur shume pengesa. Beqareve mund t’iu shkojnë sytë tek persona qe sapo janë ndare dhe do i joshin ata. Ky do jete gabim sepse ata persona nuk i kane ende idetë te qarta. Për financat gjerat do jene me te lehta fale kujdesit te treguar se fundmi.

PESHORJA

Dite harmonike dhe e mbushur me entuziazëm ka për të qene kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni në humor dhe të gatshëm për të bërë çdo lloj çmendurie që do iu propozojë partneri. Beqarët do kenë goxha mundësi njohjeje, por nuk duhet të nxitohen aspak. Financiarisht do jeni goxha të favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

AKREPI

Ditë jo shumë e mirë kjo e sotmja për të dashuruarit. për shumë gjëra do keni konflikte të ashpra dhe do ndiheni keq. As miqtë nuk do iu japin këshillat e duhura. Beqarët ka mundësi të jenë impulsive dhe si adoleshentë. Ata do i marrin gjërat si t'iu vijnë për momentin. Financat për fat do jenë goxha më të mira. Do e riorganizoni buxhetin dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI

Venusi do ua bëjë ditën edhe më të bukur sot. Lumturia do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Ata qe janë të martuar mund të marrin edhe një lajm të rëndësishëm. Mbase një fëmijë do te vije në jetë së shpejti. Beqarët duhet të jenë optimiste sepse planetët edhe për ata kanë përgatitur surpriza. Urani do iu mbështesë tek financat. Do tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe situata do jetë e mirë.

BRICJAPI

Marrëdhënia juaj me atë që dashuroni do të përmirësohet edhe më tepër. Falë Venusit do tregoheni më të kuptueshëm dhe tolerante me të. Hëna në bashkëpunim me Venusin do i bëjë beqarët si magnet. Askush nuk do mund t’iu rezistojë sot. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë. Në planin financiar, gjërat do fillojnë të përmirësohen, por ju nuk duhet të shpenzoni për objekte pa vlerë.

UJORI

Duhet të ndryshoni me çdo kusht rutinën e jetës së përditshme sepse ajo është një nga armiqtë me kryesore të jetës në çift. Tregohuni pak më kreativë në dashuri. Beqarët mund te fillojnë edhe lidhje, por ato do jenë të qeta dhe nuk do iu sjellin kënaqësinë që ata prisnin. Tregohuni te kursyer me financat në mënyrë që të mos kaloni një periudhe të vështirë. E keni vetë në dorë sot.

PESHQIT

Sot, Urani do të provokoje një stuhi të lehtë tek çiftet. Do jeni pak më shumë sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë që doni. Mos e teproni! Për sa iu përket atyre që janë vetëm do kenë takime, por nuk duhet të shkojnë shumë larg që herën e pare. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem me to.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura