Zbutet Kammenos: Duam
raporte të mira me Shqipërinë
Greqia ka zbutur qëndrimet ndaj Shqipërisë, pas deklaratave konfrontuese të muajve të fundit. Në një konferencë shtypi në Selanik, ministri grek i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarët i është referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, që cilësoi Greqinë në fjalimin e tij si një vend fqinj, me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura.
Greqia ka zbutur qëndrimet ndaj Shqipërisë, pas deklaratave konfrontuese të muajve të fundit.
Në një konferencë shtypi në Selanik, ministri grek i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarët i është referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, që cilësoi Greqinë në fjalimin e tij si një vend fqinj, me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura.
“
Me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë”, tha Panos Kammenos, ministër i Mbrojtjes.
Pasi ka vlerësuar kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, si një nga ministrat e Jashtëm më të mirë të Greqisë, Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë.
“Përsa i përket faktit nëse kemi frikë në nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikën askujt. As atyre që nuk kanë forcë ushtarake, dhe as atyre që kanë. Të gjithë ne duam që fqinjët tanë të mos udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës moderatorë, të cilët të mund të krijojnë një klimë sigurie dhe zhvillimi në rajonin tonë”, tha Panos Kammenos.
Ministri grek i Mbrojtjes është pyetur edhe për 7 rekrutët e ushtrisë greke, që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare.
“Ata që krijuan atë sfidë morën dënimet e parashikuara, si nga unë, ashtu dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Por, nga ana tjetër, ai imazh që u pasqyrua nuk është i vërtetë”, tha Panos Kammenos.
Sipas ministrit, në ushtrinë greke ka edhe shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me nder dhe janë shembull në shërbimin ushtarak, duke vërtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipërinë, por edhe atdheun e dytë Greqinë, vendin ku ose janë lindur, ose janë rritur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
42.2%
-
Opozitës
9.2%
-
Qytetarëve
48.7%
Vota total: 10030
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlerat ushqyese të frutave të pyllit
6 Gusht, 22:34
-
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara? Si u përgjigjen qytetarët në sondazhin e Shqiptarja.com
6 Gusht, 22:19
-
VIDEO/ Ilir Meta kërcen zbathur në natyrë ‘Vallen e Tropojës’
6 Gusht, 22:06
-
Dibër/ Zjarr i madh përfshin disa hektarë në Zerqan, dyshohet i qëllimshëm (VIDEO)
6 Gusht, 21:58
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Farmacitë drejt monopolit
6 Gusht, 21:31
-
Fitoi zgjedhjet në Himarë, Vangjel Tavo mesazh falenderimi për votuesit dhe mbështetësit: Jeni shtysë për të shërbyer më shumë
6 Gusht, 21:22
-
Si lindi “lufta” midis Kate dhe Megan?
6 Gusht, 21:13
-
Rrahja e personazhit të Tik Tok-ut, policia në Kosovë shpall në kërkim Stresin
6 Gusht, 21:04
-
Ledri Vula në gjendje jo të mirë shëndetësore: Do kthehem së shpejti
6 Gusht, 20:56
-
Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë
6 Gusht, 20:41
-
Dy projekte për turizmin malor, Rama: Do të përmirësojnë shtigjet Theth-Valbonë dhe ish Rezervat-Liqeni i Bovillës
6 Gusht, 20:21