"Zbutet" qeveria për kuponin
tatimor: Gjobë deri në 1 vit burg

tatimor: Gjobë deri në 1 vit burg">
TIRANË - Qeveria zbut qendrimin në lidhje me ato biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor duke ulur dënimin për shkëlësit. Pas kritikave nga grupet e interesit, opozitës por edhe nga brenda mazhorancës, në Komisionin parlamentar të Ligjeve u vendos që moslëshimi i kuponit tatimor te mos konsiderohet më krim qe dënohet me 3 vjet burg siç u propozua fillimisht nga mazhoranca, por kundravajtje penale duke ulur masën e dënimit në 1 vit.

E thënë më thjesht, kushdo që nuk lëshon kuponin tatimor fillimisht do të ndëshkohet me gjobë, në rast se shkelja përsëritet për herë të dytë apo të tretë, por bëhet fjalë për mallra me çmime të vogla, atëhere sërish biznesi në fjalë do ndëshkohet me gjobë. Në rastin kur kuponi tatimor nuk është lëshuar për vlera të mëdha të shërbimeve të shitura, atëherë shkelësin e pret 1 vit burg. Për këtë ndryshim opozita ka dhënë mbështetje duke votuar pro bashkë me PDIU-në. 

Ndërsa për mos pajisje me kasë fiskale qeveria nuk ndryshon qëndrim dhe parashikon 3 vjet burg. Në këtë pikë opozita votoi kundër ne Komisionin e Ligjeve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës