/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis deklaroi dje në mbrëmje për televizionin publik gjerman "ZDF" se Athina do të kërkonte një zgjatje të financimit evropian për disa muaj, pas ultimatumit të bërë nga zona euro për Greqinë.
"Ne duhet të zgjasim programin e kredisë për disa muaj për të pasur më shumë stabilitet me qëllim që të mund të negociojmë një marrëveshje të re mes Greqisë dhe Evropës", konfirmoi ai për stacionin televiziv gjerman "ZDF", që nga Brukseli.
Pak më herët, një burim qeveritar grek kishte theksuar në Athinë se qeveria e të majtës radikale të Aleksis Cipras kishte parashikuar të kërkonte zgjatje të financimit evropian.
"Për këtë zgjatje të programit të ndihmës do të ketë padyshim tre apo katër kushte", theksoi Varoufakis për televizionin ZDF, pa dhënë detaje të tjera.
/Shqiptarja.com