Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hedh poshtë pretendimet e Trumpit për Idlibin në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hedh poshtë pretendimet e Trumpit për Idlibin në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të mos nisur ofensivë në provincën siriane, Idlib, duke thënë të martën se ajo zonë është “fole e terroristëve”.

Mirëpo Trump ka paralajmëruar të hënën presidentin sirian Bashar al-Assad dhe aletët e saj Iranin dhe Rusinë të mos sulmojnë këtë zonë, duke thënë se qindra mijëra persona mund të vriten.

Të deklaruarit për disa paralajmërime, pa marr parasysh situatën tejet të rrezikshme në Siri, nuk përbën qasje të plotë dhe gjithëpërfshirëse. 

          Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Gjithashtu ka shtuar Peskov se prezenca e militantëve në Idlib është duke shkatërruar procesin e paqes në Siri dhe duke kthyer këtë vend si bazë të sulmeve kundër forcave ruse në Siri.

Dmitry Peskov ka shtuar se situata në këtë provincë është një nga çështjet kyçe në agjendën e takimit mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë, gjatë kësaj jave në Teheran.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë