Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi shkurtimisht se Rusia kishte pësuar humbje "të rëndësishme" të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet "një tragjedi të madhe" për vendin.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si "poshtërim" për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte "një kuptim i gabuar i situatës".

"Ne kemi humbje të konsiderueshme të trupave dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne. Arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte një akt i vullnetit të mirë gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se Rusia e bëri këtë për të “hequr tensionin nga ato rajone në mënyrë që të tregojë se Rusia është vërtet e gatshme të krijojë kushte komode për vazhdimin e negociatave”.


Lajmi kryesor:

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut! Kremlini: I motivuar politikisht! Gjenden 26 trupa nën rrënoja në Borodyanka! G7 sanksione të reja kundër Moskës