Zëdhënësja e Trump vihet nën mbrojtjen e shërbimit sekret

Zëdhënësja e Trump vihet nën mbrojtjen e shërbimit sekret

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të vihet nën mbrojtjen e shërbimit sekret, nga e mërkura. Vetë shërbimi sekret nuk ka bërë komente, duke thënë për CNN vetëm se për qëllime sigurie shërbimi sekret nuk i komenton operacionet e tij.

Lajmi sidoqoftë vjen vetëm pak ditë pasi Sanders u dëbua nga një restorant i vogël në Lexington të Virginias, në lidhje me rolin e saj në administratën Trump, një lëvizje që ka ndezur debate mbi civilizimin dhe shërbimin publik në erën Trump.

Ishte NBC që raportoi i pari për vendosjen e Sanders në mbrojtje. Ajo vetë nuk ka bërë po ashtu komente. Duke folur për incidentin në restorant, gjatë konferencës për shtyp të së hënës, Sanders tha se ajo dhe bashkëshorti ishin paguar në heshtje.

“Mu kërkua të largohem sepse unë punoj për Trump”, tha ajo, duke shtuar “Ne jemi të lirë të mos jemi dakord me njëri tjetrin, por duhet ta bëjmë këtë lirshëm dhe pa frikën e ndonjë dëmtimi, dhe kjo vlen për të gjithë njerëzit, pavarësisht politikës. Debatet e shëndetshme mbi idetë dhe filozofinë politike janë të rëndësishme por thirrjet për ngacmimi apo shtyrja e mbështetësve të Trump për të evituar publikun, është e papranueshme – tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë