Zef Brozi: Apeli im per ata qe mbrojne te korruptuarit

Zef Brozi: Apeli im per ata qe mbrojne te korruptuarit

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi, ju ka drejtuar një thirrje të fortë të gjithë politikanëve të korruptuar, duke iu kërkuar të ndalin sulmet politike kundër Prokurorisë, që sipas tij, po zgjohet nga gjumi letargjik dhe po fillon të hetojë korrupsionin e pushtetarëve.

Ish-zyrtari i lartë paralajmëron të gjithë të korruptuarit se ka ikur koha që ata mund të mbrojnë krimin dhe korrupsionin e tyre, duke iu kundërvënë organeve të drejtësisë.

Ndërsa shpreh mbështetjen e tij për Prokurorinë dhe gjyqësorin për ndëshkimin e pushtetarëve të inkriminuar dhe korruptuar, ai i iu bën apel organeve të drejtësisë të fillojnë edhe hetimin e ndëshkimin e ish-qeveritarëve të lartë për terrorizmin shtetëror të 21 Janarit 2011, tragjedinë e Gërdecit, korrupsionin me CEZ, etj.

Reagimi i plotë i Zef Brozit:
Politikaneve te korruptuar dhe atyre qytetareve qe protestojne per te mbrojtur pushtetaret e korruptuar ju them: ndalni sulmet politike kunder prokurorise qe po zgjohet nga gjumi letargjik dhe po fillon te hetoje korrupsionin e pushtetareve! Ka ikur koha qe ju mund te mbroni inkriminin dhe korrupsionin tuaj duke iu kundervene organeve te drejtesise!

Duke shprehur mbeshtetjen time per prokurorine dhe gjyqesorin per cdo akt ndeshkimi ndaj pushtetareve te korruptuar e inkriminuar u bej apel atyre te fillojne edhe hetimin e ndeshkimin e ish qeveritareve te larte per terrorizmin shteteror te 21 Janarit 2011, Korrupsionin dhe Tragjedine e Gerdecit, korrupsionin me CEZ, Tragjedine e 1997-es, koncesionet korruptive, grabitjen e tokave dhe pasurive kombetare, korrupsionin ne Rrugen e Kombit dhe krime te tjera te ish qeveritareve e pushtetareve. Shqiperia nuk mund te lihet edhe me tej peng i mosndeshkimit te pushtetareve e ish pushtetareve te larte te zhytur ne krim e korrupsion!

d.c./shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve