Zef Brozi: Mbase më mirë që PD
të mos marrë pjesë në zgjedhje

Zef Brozi: Mbase më mirë që PD<br />të mos marrë pjesë në zgjedhje
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi nëpërmjet një statusi në Facebook do të ishte më mirë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ai ka bërë thirrje demokratëve të mos kthehen në "vegla qorre" të Bashës dhe Berishës të cilët kanë organizuar protestën pasi kanë frikë ka Reforma në Drejtësi por të shkojnë të votojnë më 18 qershor.

Për ish-kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi qytetarët duhet t respektojnë vendimin e PD për bojkotin e opozitës ku dhe i uron "rrokullisje edhe më të shpejtë në tëposhtën e pandalshme!". Duke u ndalur tek protesta e 13 majit, Brozi  ka falenderuar të gjithë ata demokratë që nuk morën pjesë, por vendosën t'ia kushtojnë kohën familjarëve të tyre.

Statusi i plotë
Mirenjohje e respekt per demokratet qe me 13 Maj vendosen te mos behen militante te verber ne mbrojtje te Anti-Shqiptareve e Anti- Perendimoreve por tia kushtojne ate dite femijeve, familjes dhe puneve te tyre!

Falenderim per protestuesit paqesore qe moren pjese ne protesten e 13 Majit ku treguan qytetari e respekt per ligjin!

Ndonese une mbeshtes dhe inkurajoj fort protestat paqesore, ju bej apel edhe atyre demokrateve qe akoma besojne ne te pabeset Berisha-Basha, qe te mos behen vegla qorre te kesaj dysheje te tmerruar nga reforma ne drejtesi dhe pesha e rende e krimeve mbi shpinen e tyre!

Demokrate e qytetare te cdo perkatesie partiake e bindjeje politike:

Me 18 Qershor te gjithe ju qe keni te drejte te votoni, pra edhe ju demokrate, shkoni e kontriboni me voten tuaj ne perzgjedhjen e Parlamentit te ardhshem!

15 parti politike te Djathta e te Majta, e as te Djathta a te Majta qe marrin pjese ne zgjedhje, ju japin demokrateve dhe gjithe qytetareve, mundesi per te shprehur vullnetin e tyre me vote mbase edhe me mire se po te ishte PD-ja ne zgjedhje.

Opozita e Cadres se Vetmise dhe Anti-Perendimit zgjodhi te mos marre pjese ne zgjedhje sepse ka frike nga Reforma ne Drejtesi dhe Humbja ne Zgjedhje.

Ta respektojme kete vendim te saj dhe t'i urojme rrokullisje edhe me te shpejte ne teposhten e pandalshme!

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi