Mazi për Report Tv: BE e tha qartë kushtet janë plotësuar, të mbahet konferenca ndërqeveritare! U vlerësua progresi i Shqipërisë në të gjitha fushat

Kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për integrimin, Zef Mazi gjatë një interviste për Report Tv, tha se përfaqësuesit e BE, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell vlerësuan progresin e Shqipërisë në të gjitha fushat, në atë të drejtësisë, ekonomisë, bujqësisë etj., duke thënë se vlerësimi dhe progresi i vendit është përpiluar në një raport prej 17 faqesh nga BE.

 Kryenegociatori Mazi u shpreh i kënaqur kur tha se BE e bëri të qartë që janë plotësuar të gjitha kushtet e integrimit dhe se tani pritet që të vendoset një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që sipas Mazit nuk e ka më në dorë Shqipëria, pasi ajo ‘detyrat e saj të shtëpisë’ i ka mbaruar.

“Sot u zhvillua mbledhja e 11 e Këshillit të Stabilizimit të Asociimi, mbledhja më e lartë mes Shqipërisë dhe BE. Me të gjitha analizat që u bënë sot, u komunikuan qartësisë se Shqipëria ka bërë përparime në të gjitha fushat, si në ato politike dhe në atë të reformave, në drejtësi, në ekonomi, në bujqësi, në fushën sociale etj. Përfaqësuesit e BE në takim vlerësuan Shqipërinë  dhe inkurajuan për vijimin e reformave. BE e ka prioritete integrimin e Shqipërisë dhe pritet që vendimi të merret së shpejti për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare, ku inkurajohet hapat e përparimit të Shqipërisë. Shtetet anëtare do të mblidhen në mars dhe do mblidhet BE dhe do të marrë një vendim”, tha Mazi.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Mazi tha se situata deri tani është vlerësuar nga BE pasi procesi vijon normalisht dhe se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it do të ndiqen deri në fund të procesit.

“Shqipëria do të vazhdojë reformat duke ndjekur kryerjen normale të zgjedhjeve ne bazë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, deri tani gjithçka shkon normalisht, këtë thanë edhe përfaqësuesit e BE. Kushte por dhe kërkesat janë plotësuar. Progres është shënuar në të gjitha fushat ku vlerësimet janë përfshirë në një raport prej 17 faqesh, por në të gjitha fushat është bërë përparim dhe BE inkurajon Shqipërinë që të vijojë me këtë përparim dhe për të vazhduar rrugën e reformave”, tha Mazi.

Në lidhje me vaksinën antiCOVID, Mazi u shpreh se BE po punon që t’i sigurojë ato edhe për Ballkanin Perëndimor.

“BE siç e deklaroi sot po synon ditë e natë që të arrijë të sigurojë vaksinime edhe për Ballkanin Perëndimor. Priten javën e ardhshme të vijnë vaksina, na njoftoi edhe miratimin e një sasie të madhe milionash. Nga COVAX pritet që të vijnë këtë jave në vendin tonë”, tha Mazi për Report Tv.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 01/03/2021 17:36

    Tabakhonja e shqupit do nxije fare sonte nga ky lajm i mire bashke me imzot Dorian Telit barkderri , famulltari i dioqezes se Shqupit

    Përgjigju
    • Bilali: 01/03/2021 18:34

      Hahaha loot

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë