Zekaj:Ivanoviç frikë nga tifozët serbë
po t’i kundërvihej i vrisnin familjarët
Një nga shqiptarët e paktë që shkoi në Serbi për të ndjekur nga pranë ekipin Kombëtar, opinionisti i futbollit, Xhevdet Zekaj, tregon për A1 Report bisedën që kreu me kapitenin e kombëtares serbe, Branislav Ivanoviç para fillimit të ndeshjes dhe pasi ajo u ndërpre.
TIRANË - Një nga shqiptarët e paktë që shkoi në Serbi për të ndjekur nga pranë ekipin Kombëtar, opinionisti i futbollit, Xhevdet Zekaj, tregon për A1 Report bisedën që kreu me kapitenin e kombëtares serbe, Branislav Ivanoviç para fillimit të ndeshjes dhe pasi ajo u ndërpre.
Ai tregon se Ivanoviç kishte frikë të dilte dhe të qetësonte turmën e tifozëve, duke theksuar se nëse do të kishte bërë një gjë të tillë kur të kthehej në shtëpi do të i gjente familjarët e vrarë.
“ I kërkova të dija pse nuk foli kur iu kërkua. Ai tha që kur të shkoja në shtëpi t’i gjeja prindërit e vrarë, ta gjeja shtëpinë e djegur, nuk e bëja dot në asnjë mënyrë, ju nuk i njihni mirë këta.”- tregon Zekaj.
Gjithashtu Xhevdet Zekaj tregon se gjatë takimit para fillimit të ndeshjes me Ivanoviç, ky i fundit i ka shprehur respekt ndaj ekipit të kombëtares sonë ndërsa gjendja e ekipit të tyre nuk ishte shumë e mirë.
“ E pyeta si është gjendja e ekipit. Më tha jeni një skuadër për t’u respektuar, gjendja e ekipit nuk është shumë e mirë, kemi mungesa, lojtarë të dëmtuar, por ne fitojmë dhe qeshi. I thashë të fitojë futbolli. Ajo është më e rëndësishmja më tha”- tregon Xhevdet Zekaj – në rubrikë i ftuari i ditës.
Gjatë intervistës me gazetarin Andi Kapxhiu, Zekaj shprehet se policët ushtruan dhunë e terror në çdo rrugë. Ndërsa në qytet nuk dihej thuajse fare atmosfera e ndeshjes, deri dy ditë para. Por ai shton se në Beograd ai ka takuar edhe 1 shqiptar i cili jetonte atje dhe që ka shprehur frikën se mos e zbulonin se ishte shqiptar.
Ndërsa ish-futbollisti i Milanit, serbo-malazezi, Dejan Savicevic u ka kërkuar me mirësjellje të mos flisnin shqip për të evituar çdo përplasje të mundshme. Zekaj thekson gjithashtu se nacionalistët serbë urrejnë njësoj si shqiptarët e Kosovës edhe ata që jetojnë në Shqipëri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32