Zela e Tahiri nisin fushatën
Harasani: Garë qesharake

Zela e Tahiri nisin fushatën<br />Harasani: Garë qesharake
TIRANË – Andis Harasani ishte një ndër emrat e lakuar mës së shumti për kandidat për kryetar të PS në Tiranë. Por, kryesia ka përzgjedhur vetëm 2 mes 5 emrave të përzgjedhur: Sajmir Tahirin dhe Andis Harasanin.
Ky i fundit gjatë ditës së sotme e ka cilësuar garën qesharake. Harasani në rrjetin social Facebook ka ironizuar kërkesën e kandidatit zyrtar Tahiri.
“Një kandidat, i komanduar, kërkon shtyrjen e datës se zgjedhjeve për t’i dhënë kohë kandidatit tjetër që të shpalosi platformën.....Qesharake!!!! Si mund të quhet garë kjo???”, shkruan Harasani

ZELA NIS FUSHATËN
Një ditë pasi është përzgjedhur nga kryesia e PS për të qenë një prej dy kandidatëve për kryetar partie në kryeqytet, Ilir Zela ka nisur fushatën. Thirrjen e parë për ta mbështetur, Zela e ka bërë në profiling e tij në rrjetin social Facebook.
“Fitorja e PS ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare kerkon bashkim, shume pune dhe seriozitet. Kandidimi im për të drejtuar Partinë Socialiste të Tiranës është njëherazi dhe ftesa ime për të gjithë kryeqytetasit, socialistë, opozitarë dhe të paangazhuar politikisht, kudo që ndodhen për t'u bashkuar me përpjekjet PS për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, shkruan Zela.
Sipas tij, kontributi opozitar është sot njëkohesisht dhe një mision patriotic.
“Falenderoj institucionet e PS për besimin e vlerësimin dhe njëkohesisht shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë socialistët dhe opozitarët kryeqytetas”, deklaron Zela në Facebook.

TAHIRI:PERGJEGJESI ME SHUME
2 kandidatët Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, e quajnë vlerësim përzgjedhjen e tyre për të drejtuar zonën më të madhe elektorale, atë të kryeqytetit. Në prononcimet sot për mediat Tahiri u shpreh se e sheh si një përgjegjësi më shumë rolin e tij në një garë që vetëm sa e forcon partine ku ai aderon.

DJE
Kryesia vendosi dje të kandidojë për kreun e PS në Tiranë deputetin Sajmir Tahiri dhe deputetin Ilir Zela. Kandidatët që iu paraqitën kryesisë ishin: Sajmir Tahiri, Erjon Braçe, Ilir Zela, Ilir Gjoni dhe Andis Harasani. Data e zgjedhjes së kreut të ri të PS në Tiranë u vendos të jetë 3 marsi.
Në një deklaratë për mediat Sajmir Tahiri u shpreh se i kërkoi kryesisë shtyrjen e datës së zgjedhjeve për ti dhënë mundësi kandidatve të përgatiten më së miri programin e tyre. “Ky ishte vendimi i kryesisë. Kryesia formalizoi vullnetin e saj. Unë kërkova shtyrjen e ditës së zgjedhjeve për ti lejuar kandidatëve të përgatisin më së miri projektet e tyre” u shpreh Tahiri. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PS, Edi Rama, nënvizoi rëndësinë për të përmbyllur sa më parë dhe me sukses reformën zgjedhore, duke përmbushur më së pari rekomandimet e OSBBE/ODIHR dhe të gjitha shqetësimet e nxjera në pah gjatë proçesit të fundit zgjedhor.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën