ZELANDE E RE - Është riaktivizuar vullkani në malin Tongariro, që ndodhet në parkun natyral të Ishullit Verior, Zelandë e Re.

Vullkani është riaktivizuar pas shpërthimit të parë në gushtin e kaluar mbas 100 vjetësh “qetësi” (nga 1897). Sizmologët bëjnë të ditur një shpërthim dhe një re tymi të gjatë.

Parku natyror është bërë i njohur edhe ndërmjet disa skenave tek filmi i famshëm “Kryezoti i Unazave.”

Autoritet lokale bëjnë të ditur se aktiviteti vullkanik është i vogël, por mund të jetë i rrezikshëm për zonat e afërta me kraterin.

Një kalimtar dëshmon se reja e tymit mund të ketë arritur deri në dy kilometra.

(lc/Shqiptarja.com)