Zelandë e Re, zjarri masiv në qytetin
e Christchurch, qindra të evakuua

Zelandë e Re, zjarri masiv në qytetin<br />e Christchurch, qindra të evakuua
ZELANDE e RE-Një zjarr masiv ka përfshirë më shumë se 1,800 hektar pyje në Zelandën e Re, ndërkohë që është bërë evakuimi i qindrave familjeve në qytetin e Christchurch, i cili ndodhet shumë pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Gjendja e emergjencës është shpallur në qytetin e Chrustchurch dhe në distriktin e Selwyn, ndërkohë ushtria ka zbarkuar në zonë për tu ardhur në ndihmë  zjarrfikësve.

Deri në këto momente nga flakët janë djegur 11 shtëpi por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të person të dëmtuar.

Autoritetet njoftojnë se kanë bërë evakuimin  e 400 familjeve, shtëpitë e të cilave rrezikoheshin nga flakët, ndërkohë që shumë persona të tjerë kanë zgjedhur për tu larguar ndonëse momentalisht shtëpitë e tyre nuk rrezikohen nga zjarri.

130 zjarrfikës janë aktivizuar në zonë për të vendosur nën kontroll zjarrin dhe janë duke u ndihmuar edhe nga forca ushtarake.

Gjithashtu në përpjekje për të vendosur nën kontroll zjarrin, 14 helikopter dhe 3 avion zjarrfikës kanë ardhur nga Ishujt Jugor.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri