Zelanda e Re, kërkohet ndalimi
i alkoolit nëpër supermarkete

Shoqata mjekësore në Zelandën e Re, ka bërë thirrje për ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike nëpër supermarkete, duke thënë se të vendosja e tyre në krah të produkteve ushqimore, bën normale një drogë të rrezikshme, pra sipas tyre, njerëzit vendosin në karrocën e ushqimeve edhe një shishe alkool pa e menduar dy herë.

Vera dhe birra kanë qenë gjerësisht të pranishme në supermarketet në vend që nga viti 1990.

Sipas shoqatës më shumë se gjysmë milioni njerëz në Zelanda e Re konsumojnë alkool në mënyrë të rrezikshme. 

Dr Kate Baddock, kryetari i shoqatës, tha se provat tregojnë se alkooli ishte më i keq se metamfetamina, marihuana dhe heroina, sepse është i lirë, e problematik.

Shoqata beson se është qeveria ajo që mund të godasë konsumin e rëndë të alkoolit, një qëndrim ky që është mbështetur edhe nga shumë akademikë të shëndetit.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove