Zelanda e Re bashkëpunon me Naton për parandalimin e katastrofave humanitare dhe kundër terrorizmit. Për këtë qëllim Zelanda e Re ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me NATO -n për të përmirësuar bashkëpunimin në shërbimet e inteligjencës dhe trajnimet ushtarake.

Marrëveshja, është nënshkruar në Bruksel nga sekretari i përgjitshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen dhe nga Kryeministri i Zelandës së Re, Xhon Kej.

Sekretari i Natos ka vlerësuar se dy shtetet fqinje Australia dhe Zelanda e Re kanë krijuar një ndryshim të domethënës në misionin në Afganistan. Ndërkohë ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të udhëtojë për në Australi.

Aktualisht Zelanda e re ka përfshirë 200 trupa në misionin e NATO-s në Afganistan. Ndërkohë që marrëveshja vjen në kohën kur Zelanda e Re po kërkon një qëndrim jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, për periudhën 2015- 2016.

(fj.di/shqiptarja.com)