Zelenksy sërish akuza Perëndimit: Sanksionet tuaja të dobëta, keni frikë! Ukrainasit po i paguajnë me jetë veprimet tuaja

 Zelenksy sërish akuza Perëndimit: Sanksionet tuaja të dobëta, keni frikë! Ukrainasit po i paguajnë me jetë veprimet tuaja

Një akuzë të re ka ngritur ndaj Perëndimit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se sanksionet e tyre për Rusinë janë të dobëta dhe më të “kujdesshme” seç duhet.

 “Thuhet se sanksionet e mëtejshme mund të lidhen me përdorimin e armëve kimike. Mendoni për këtë...po presim që të përdoren armët kimike. Ne nga ana tjetër këtu në Ukrainë, presim të përdoren mbi ne. A nuk mjafton ajo që po bën Rusia për të vendosur një embargo nafte ndaj tyre? A nuk mjaftojnë bombat me fosfor? Thjesht nuk kam fjalë. Sepse nëse sanksionet mund të anashkalohen, udhëheqja ruse do të mendojë se mund t'i shmangë ato pa probleme. Ukrainasit po e paguajnë me jetën e tyre. Frika ju bën bashkëpunëtorë”., tha ai.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale gjatë natës.


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen