Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar ashpër vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftën ruse.

‘Ato janë para të lyera me gjakun e ukrainasve”, kështu tha Zelensky.

Zelensky ka vënë në pikëpyetje kryesisht Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar për bllokim të përpjekjeve për një embargo të shitjes së energjisë, nga e cila Rusia pritet të fitojë mbi 300 miliardë dollarë këtë vit.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje biznesi dhe parash, por çështje mbijetese”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev