Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme

Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për betejën në Severodonetsk, qytetin me rëndësi strategjike në lindje që forcat ruse janë afër pushtimit të plotë.

"Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme," thotë Zelensky në Telegram në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar popullit ukrainas.

Të tre urat që të çojnë në qytet janë shkatërruar, njoftoi guvernatori rajonal më herët këtë mbrëmje.

Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet “të dorëzohen ose të vdesin”, ka thënë një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardohet Severodonetsk, Zelensky: Betejë e tmerrshme! Moska: Ushtarët të dorëzohen ose do vdesin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump

Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump