Zelensky: Bisedimet e paqes me Rusinë duken më realiste

Zelensky: Bisedimet e paqes me Rusinë duken më realiste


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se bisedimet e paqes me Rusinë kanë filluar të "duken më realiste, por nevojitet ende kohë" për të arritur një përparim.

Ai tha se fitorja ndaj Rusisë do të kërkonte punën e të gjithë qytetarëve ukrainas, duke përfshirë ekipin negociator që aktualisht po zhvillon bisedimet në Turqi.

Rusia ka vazhduar të bëjë presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë zyrtarisht nga çdo synim për t'u bashkuar ndonjëherë me NATO-n dhe të njohë zyrtarisht provincat separatiste Donetsk, Luhansk dhe Krime.

Bisedimet do të vazhdojnë të mërkurën.

Zelensky më herët të martën dukej se pranoi se Ukraina nuk do të bashkohej me NATO-n.
 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset